Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, kjo është diferenca e vogël mes Ahmetit e Abrashit - Bota Sot
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, kjo është diferenca e vogël mes Ahmetit e Abrashit

Prishtina

E enjte, 14 dhjetor 2017

Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, kjo është diferenca e vogël mes Ahmetit e Abrashit

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 19:16
Arban Abrashi dhe Shpend Ahmeti

(E plotësuar) -  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar të gjitha vendvotimet në Komunën e Prishtinës.

Nga gjithsej 236 vendvotime që janë procesuar Shpend Ahmeti del të jetë fitues në Prishtinë me 41 mijë e 509 vota apo 50.15 për qind të votave.

Ndërkaq Arban Abrashi ka arrit të mbledh gjithsej 41 mijë e 262 vota apo 49.89 për qind.

Pra me vetëm 247 vota diferencë në Prishtinë ka fituar Shpend Ahmeti.

Numërohen 99.15% të votave, ja diferenca mes Ahmetit e Abrashit

Shpend Ahmeti ka 308 vota më shumë se Arban Abrashi.

Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes është në epërsi me 50,19 për qind të votave ndaj kundërkandidatit të tij nga radhët e LDK-së, Arban Abrashit me 49.81 për qind.

Në faqen zyrtare të KQZ-së bëhet e ditur se janë numëruar 99.15 për qind të votave.

Numërohen 93,22% të votave, kjo është diferenca mes Ahmetit e Abrashit

Kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, është në epërsi të ngushtë ndaj Arban Abrashit të LDK-së në Prishtinë me vetëm 472 vota.

Ahmeti nga 93,22% të votave të numëruara deri më tash ka 38.794 vota ose 50.31 për qind, ndërsa Arban Abrashi i LDK-së ka 38.322 vota ose 49.69 për qind.

Në numërim nuk janë përfshirë votat me kusht dhe ato me postë.

Numërohen 89 për qind të votave - ky është rezultati i fundit

Janë numëruar deri më tani 89 për qind të votave të hedhura në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Prishtinë.

Sipas të dhënave në ueb-sajtin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar, Shpend Ahmeti.

Kreu aktual i Prishtinës aktualisht ka 378 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi.

Në 80 për qind të votave të numëruara, prin Abrashi

Teksa janë numëruar 80 për qind të votave në Prishtinë, Arban Abrashi i LDK-së është duke prirë me rezultat të ngushtë.

Ai ka 300 vota më shumë se Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes. Abrashi ka 32611 vota, ndërsa Ahmeti ka 32324 vota.

Në përqindje, Abrashi ka 50.21 për qind, ndërsa Ahmeti 49.79.

Arbani prin nga 60 mijë votat e numëruara sipas KQZ

Janë numëruar deri më tani 60 mijë vota të hedhura në balotazhin e zgjedhjeve lokale në Prishtinë.

Sipas të dhënave në ueb-sajtin zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, po prin kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar, Arban Abrashi.

Kandidati i LDK-së aktualisht ka 143 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

Sipas rezultateve momentale të KQZ-së: Abrashi prin në Prishtinë

Bazuar në rezultatet që janë publikuar deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Arban Abrashi ka marrë 54.52 për qind të votave, duke e mposhtur kështu Shpend Ahmetin i cili ka fituar 45.48 për qind.

Exit Poll: Në Prishtinë fiton Shpend Ahmeti

Sipas rezultateve të Exit Pollit, në zgjedhjet e balotazhit për kryetar të Prishtinës ka fituar Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje me 52.2 ndaj Arban Abrashit nga LDK-ja me 47.8 për qind.

Ferizaj ka fituar kandidati i PDK-së, Agim Aliu ndërsa në Vushtrri ka fituar kandidati i LDK-së Xhafer Tahiri.

Në Klinë ka fituar Sokol Bashota i PDK-së, sipas tendencës së Exit Pollit. Ndërsa në Rahovec është diferencë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test