Ahmeti: Fituam edhe pse përballë kishim një makineri të tërë - Bota Sot
Ahmeti: Fituam edhe pse përballë kishim një makineri të tërë

Prishtina

E enjte, 14 dhjetor 2017

Ahmeti: Fituam edhe pse përballë kishim një makineri të tërë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 20:24
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një konferencë për media, pas mbylljes së vendvotimeve falënderoi të gjithë qytetarët që i dhanë besimin dhe për një mandat.

Megjithatë tha se edhe pse Exit Polle-t e nxorën atë fitues, ai po i pret rezultatet zyrtare, duke bërë thirrje vëzhguesve dhe komisionerëve të jenë vigjilent deri në numërimin e votave dhe rezultatin përfundimtar, duke shtuar se janë në pritje të një rezultati pozitiv.

Ndërsa tha se gara nuk ishte e lehtë për të, pasi që ai nuk kishte përballë vetëm një kundër kandidat, por një makineri të tërë, e cila ishte kundër tij.

Ahmeti: Se kisha përball vetëm një kandidat, por një makineri të tërë kundër

“Kishte një angazhim dhe nga AKR për këtë raund të dytë. Ju duhet ta keni të qartë, sepse nuk ishim përball  vetëm  një kandidati. Ne kishim përballë një makineri të tërë. Sepse Prishtina ishte tepër e rëndësishme për disa nga  subjektet, të cilat  gjatë gashtë muajve të fundit, kanë përdorur çdo mjet të mundshëm për të na sulmuar. Prandaj kur e dimë se e marrim këtë përqindje të votave, këto dhjetëra mijëra votave që sot na u konfirmuan, kjo është një mbështetje për ta vazhduar punën tutje”, tha ai. 

Ndërkaq Ylli hoxha, përgëzoi kryeqytetin për një proces të rregullt të votimit,  pjesëmarrje të kënaqshme dhe për një  vigjilencë të qytetarëve, aktivistëve dhe  komisionerëve që mbrojtën demokracinë në Prishtinë.

Ndërkaq Dardan Sejdiu falënderoi qytetarët të cilët sipas tij i besuan dhe një mandat një programit zhvillimor.

Sejdiu: Kjo ditë, lajm i mirë për kryeqytetin

“Kjo ditë ka qenë për këtë kryeqytet një lajm jashtëzakonisht i mirë. Një ecje përpara, jo një kthim pas.  Është jashtëzakonisht e rëndësishme, zemrën, frymën dhe qytetin të ia kthejmë qytetarin. Të mos e ngulfasim me ide e projekte, të cilat asnjëherë nuk realizohen. Do të ecim përpara me zhvillim i cili bënë jetën e çdo qytetari më të mirë e më të lehtë“, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test