Ahmeti porosit se do të vazhdojë luftën kundër korrupsionit në Prishtinë - Bota Sot
Ahmeti porosit se do të vazhdojë luftën kundër korrupsionit në Prishtinë

Prishtina

E premte, 15 dhjetor 2017

Ahmeti porosit se do të vazhdojë luftën kundër korrupsionit në Prishtinë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 21:55
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti ka festuar fitoren edhe për një mandat në krye të Prishtinës, ndërsa ka porositur se do të vazhdojë lufta kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e kryeqytetit.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha partive në asamblenë komunale të Prishtinës që t’i bashkohen programit të Vetëvendosjes për ndaljen e së keqes.

“Ende puna nuk ka përfunduar puna në luftën kundër korrupsionit dhe punët e mira që duhet t’i bëjmë në Prishtinë. Do të ndërtojmë shkolla e çerdhe, dhe do të përmirësojmë transportin publike, si dhe shumë punë tjera. Urime fitorja”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test