Shpend Ahmeti: Katër vjetët e ardhshme, kohë e punës dhe e përmbushjes së zotimeve - Bota Sot
Shpend Ahmeti: Katër vjetët e ardhshme, kohë e punës dhe e përmbushjes së zotimeve

Prishtina

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Shpend Ahmeti: Katër vjetët e ardhshme, kohë e punës dhe e përmbushjes së zotimeve

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 19:46
Kryetari i rizgjedhur i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i rizgjedhur i Prishtinës, Shpend Ahmeti, fitoi edhe një mandat tjetër qeverisës për të drejtuar Prishtinë.

Ahmeti në një fjalim të tij para qytetarëve të Prishtinës, ka thënë se katër vjetët e ardhshme janë kohë e punës për të pasi ai përsëriti dhe njëherë që do të përmbush të gjitha zotimet zotimet e bëra gjatë fushatës elektorale.

”Për katër vjet luftuam të keqen dhe filluar punët e mira këtu në Prishtinë. Kemi punuar për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe ja ku jemi pas përmbushjes së zotimeve për të mirën e prishtinasve”.

”Edhe në fitore edhe në humbje duhet të kemi dinjitet. Kërkoj nga të gjithë ju të respektojmë edhe ata që kanë votuar për neve e edhe ata që nuk na votuan”.

”Prishtina është e të gjithëve. E di që jeni gëzuar, e di që na kanë luftuar, kanë shpif e na e prun shpirtin në fyt, por ju ftoj që të bashkuar të bëjmë eleminimin e të keqes. Ne duhet të vazhdojmë rrugën që e kemi nis, sepse po shihet se ende nuk kemi luftuar krejt krimin dhe korrupsionin në Prishtinë”.

”Zotohemi se do të punojmë me të gjithë ata që duan një jetë më të mirë për Prishtinën, e që të cilët po shihet tashmë që jemi shumicë”.

”Falënderoj mërgatën, diasporën, të cilët e mbajnë gjallë ekonominë tonë, e po ashtu që kanë votuar mbi 90% Lëvzjen Vetëvendosje”.

”Ajo betejë ishte për ta ndryshuar qytetin, ndërsa kjo betejë ishte për ta mbrojtur qytetin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test