Partia Ekologjike- Qeverisë: Urgjent të ndalet ndotja e ajrit - Bota Sot
Partia Ekologjike- Qeverisë: Urgjent të ndalet ndotja e ajrit

Prishtina

E diel, 25 shkurt 2018

Partia Ekologjike- Qeverisë: Urgjent të ndalet ndotja e ajrit

Më: 28 janar 2018 Në ora: 16:01
Ilustrim

Partia Ekologjike e Kosovës shpreh shqetësimin e vet të thellë për gjendjen e ndotjes enorme në Kosovë, e në veçanti në Prishtinë dhe rrethinën e saj.

Sipas kësaj partie, me muaj të tërë, Prishtinën dhe rrethinën e saj e ka kapluar një ndotje e paparaparë.

“Për kundër shumë reagimeve tonat, të OJQ-ve dhe qytetarëve të Kosovës, ka kohë që nga institucionet e kompetente dhe Qeveria e Kosovës, nuk ndërmarrin asgjë, përveç se në ekranet tona televizive paraqiten duke konstatuar gjendjen e mjedisit, por ajo që për ta është e rëndësishmja – Ndërmarrja e masave për zvogëlimin dhe evitimin e ndotjes nuk ka. Partia Ekologjike e Kosovës, edhe pse të vonuar e përshëndet dhe i bashkohet Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, për porosinë që dërgoi Institucioneve shtetërore për ndërmarrjen e masave sa më të shpejta për ta përmirësuar gjendjen e mjedisit në Prishtinë. Edhe kësaj here, Partia Ekologjike bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj, që sa më parë të vejnë në funksion mekanizmat e saj për të zvogëluar apo evituar ndotjen enorme e cila e ka kapluar vendin e në veçanti kryeqytetin dhe rrethinën e saj. Kërkojmë që m e urgjenti të bëjnë ndalimin e ndotjes, të ndikoj në burimet dhe gjeneratorët e ndotjeve me urdhëresë të veçantë, qoftë kjo edhe ndërprerjen e prodhimit të energjisë, në zvogëlimin e qarkullimit të automjeteve, ndërprerje të rrënimit të objekteve në fshatin Shipitull, të cilët veç sa vjen e vështirëson gjendjen mjedisore e në veçanti ndotjen e ajrit.

Kjo gjendje tani më nuk është e durueshme, kjo gjendje e mjedisit shkakton pasoja të mëdha për shëndetin e qytetarëve të saj, për sjelljen e sëmundjeve, gjendjes gripoze etj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test