Punëtori i pastrimit gjuan bërllokun nëpër qytet, kishte shkuar ta shprazë shportën

Prishtina

Punëtori i pastrimit gjuan bërllokun nëpër qytet, kishte shkuar ta shprazë shportën

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 17:41
Pamje nga video

Paguhen nga taksat tona për ta larguar bërllokun nga shportat por edhe nga rruga. Por ka të atillë se bërllokun e largojnë nga shporta dhe e gjuajnë në rrugë. Këtë veprim e kanë bërë punëtorët e kompanisë së pastrimit në Prishtinë.

Pak para mesnatës një punëtor pastrimi në një lagje të Prishtinës ka marrë shportën e bërllokut për ta zbrazur në kamionin e madh i cili mblidhte mbeturinat. Por ai ka barë një veprim të çuditshëm. I ka heq disa qese nga shporta dhe i ka gjuajtur në rrugë. 

Pjesën tjetër të shportës e ka gjuajtur në kamionin e mbeturinave.

Ky moment është kapur nga kamerat e sigurimit të një biznesi privat në kryeqytet:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat