Kryeqytetit i është kthyer ajri i pastër - Bota Sot
Kryeqytetit i është kthyer ajri i pastër

Prishtina

E premte, 22 qershor 2018

Kryeqytetit i është kthyer ajri i pastër

Më: 7 mars 2018 Në ora: 08:35
Prishtinë

Me diellin dhe motin e mirë në Prishtinë është përmirësuar edhe cilësia e ajrit.

Pas shumë problemeve me ajrin që e radhitën edhe në krye të listës së vendeve më të ndotura, kryeqyteti i Kosovës, tash pas sa kohësh po frymon lirshëm.

Në matjen e fundit nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë që u bë në orën 07:00 është regjistruar vlera e ndotjes 21, që konsiderohet e mirë.

Kujtojmë që tash e sa kohë, Prishtina është përballur me ajr tejet të ndotur dhe të rrezikshëm për shëndetin.

Duke kërkuar sa më shpejtë që kjo situatë të përmirësohej në Prishtinë ishin organizuar edhe protesta nga shoqëria civile.

Si masë parandaluese ishte menduar edhe bllokimi i qarkullimit në rrugët kryesore, përderisa transporti urban u shfrytëzua pa pagesë nga qytetarët.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test