Paçarizi: Pas dorëheqjes së Ahmetit, nuk mund t’i jepet krah Prishtinës - Bota Sot
Paçarizi: Pas dorëheqjes së Ahmetit, nuk mund t’i jepet krah Prishtinës

Prishtina

E hënë, 18 qershor 2018

Paçarizi: Pas dorëheqjes së Ahmetit, nuk mund t’i jepet krah Prishtinës

Më: 8 mars 2018 Në ora: 22:24
Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se dorëheqja e Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje është një akt i pritur dhe i vonuar – për shkak të si mban pozitën e kryetarit të Prishtinës.

“Tashmë nuk mund t’i japim krah Prishtinës sepse Vetëvendosje u nda në dy krah, edhe në asamble komunale”, ka thënë Paçarizi.

Paçarizi thekson se grupi i ndarë i Vetëvendosjes mund të jetë partner me LDK-në në të ardhmen.

“LDK apo krahu i ri reformatorë i LDK-së do të përpiqet t’i joshë grupin e ndarë të VV-së për t’i bërë aleatë dhe partnerë koalicioni për zgjedhjet e ardhshme. Është folur edhe për një koalicion të Nismën, LDK-së dhe grupit të ndarë të VV-së. Kjo do t’ia prishte rehatinë Qeverisë Haradinaj pasi po luhatet për të çuar procese përpara, por që nuk ka një opozitë që të trembte pak më shumë”.

“Mendoj që do të ketë rirreshtime por jo aq sa ta rrezikojnë qeverinë. Qeveria bjen vetëm kur t’i konvenon PDK-së. LDK e ka problemin e mungesës së liderit. Ka fraksione të shumta në LDK, si grupi i Agim Veliut, Lutfi Hazirit, i Kujtim Shalës dhe i gardës së re”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test