46 mijë ndërtime pa leje në Prishtinë

Prishtina

46 mijë ndërtime pa leje në Prishtinë

Më: 2 prill 2018 Në ora: 10:03
CONRECON Prishtina 2018

Në Kosovë për herë të parë është organizuar konferenca e Ndërtimit e emëruar "CONRECON Prishtina 2018".

Konferenca e cila është  organizuar nga Media Ndërtimi,  ka për qëllimi diskutimin e  problemeve të shumta në fushën ndërtimit.

Drejtori i Media Ndërtimi Valon Vataj ka thënë se ka probleme të mëdha në fushën e ndërtimit dhe sipas tij, konferenca ka për qëllim të zgjidhë edhe problemet e mjedisit të cilat shkaktohen nga ndërtimi.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka thënë se Prishtina është shndërruar në një qytet të Ballkanit në fushën e ndërtimit. Sipas tij, edhe pse shumë flitet për ndërtim, por ende ka probleme në këtë fushë.

Selim Pacolli nënkryetar i Prishtinës ka thënë se të gjithë janë dëshmitarë se si është ndërtuar Prishtina, e që sipas tij ajo është ndërtuar për 200 mijë banorë, kurse sot ka mbi 500 mijë banorë.

Por, sipas tij, është duke u punuar që të ndalohen ndërtimet pa leje dhe të ndërpriten ndërtimet e egra. Ndryshe, Prishtina është përballur me ndërtime pa leje dhe sot në kryeqytet janë 46 mijë ndërtime pa leje.

Në këtë konferencë u përmend se në këtë sektor ka edhe vdekje tragjike, ku dje ka humbur jetën një punëtor në Prishtinë, i cili ishte duke punuar në një objekt të lartë, dhe ka rënë prej katit shtatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat