Viti i Rossinit shënohet edhe në Prishtinë

Prishtina

Viti i Rossinit shënohet edhe në Prishtinë

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 20:40
Shenohet viti i Rossinit

Me rastin e 150-vjetorit të vdekjes së kompozitorit me famë botërore Gioachino Rossini-t, Ambasada e Italisë në Prishtinë organizoi koncert muzikal, me ç’rast publiku pati mundësinë të shijojë disa nga veprat e tij më të njohura.

Quinteti nga Orkestra Simfonike G. Rossini, shoqe?ruar nga soliste?t e Akademise? Rossini "Alberto Zedda" dhe festivalit te? opere?s Rossini interpretuan për artdashësit pjese? nga tre veprat me? te? njohura te? kompozitorit nga Pesaro.

Me këtë rast, ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, tha se muzika është pjesë integrale e jetës së njerëzve dhe se për festimin e vitit të Rossinit këtë mbrëmje janë orientuar në organizimin e këtij eventi për të relaksuar dashamirët e muzikës.

Sardi: Rossini, një nga ambasadorët më të rëndësishëm të operës

“Viti 2018 shënon 150-vjetorin e vdekjes së Gioachino Rossini: një nga kompozitorët më të rëndësishëm të operës në historinë e muzikës dhe panoramën e muzikës italiane. Ai ishte dhe vazhdon të jetë një super yll. Kryeveprat e tij vazhdojnë të shfaqen në programet e stinëve të muzikës në mbarë botën, duke tërhequr një publik të madh”, tha ai.

Diplomati italian nuk la pa përmendur Universitetin e Prishtinës, Filarmoninë e Kosovës dhe Institutin e Kulturës të Tiranës, si bashkëpunëtorë të kësaj mbrëmjeje muzikore, ndërsa çmoi bashkëpunimin e deritanishëm.

Sardi: Bashkëpunimi në kulturë, shembull për fushat tjera

“Dua të theksoj bashkëpunimin tonë me këta partnerë pasi ne konsiderojmë se bashkëpunimi në fushën e kulturës është një shembull për fushat tjera. Sidoqoftë, ne si italianë besojmë se kultura në të gjitha dimensionet e saja janë një pjesë integrale e jetës, sikurse edhe i marrëdhënieve ndërkombëtare sikurse arti dhe muzika në këtë mbrëmje janë esenciale për jetën tonë”, tha ai.

Muzikantët interpretuan pjese? te? zgjedhura nga veprat e Rossinit, si II Barbiere di Siviglia, La Cenerntola dhe L’Italiana in Algeri.

Ndryshe, Gioachino Rossini mbetet nje? nga kompozitore?t me? te? re?nde?sishe?m te? operës ne? historine? e muzike?s. Ndërsa vendlindja e tij, Pesaro, çdo vit e?shte? nikoqire e disa ngjarjeve dedikuar at

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat