Damka për DokuFest: Imazhe që nuk janë të përshtatshme për Prizrenin dhe as Kosovën

Prizreni

Damka për DokuFest: Imazhe që nuk janë të përshtatshme për Prizrenin dhe as Kosovën

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 16:19
Fikrim Damka

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka reaguar në lidhje me DokuFestin e këtij viti, duke thënë se keni qenë dëshmitarë të imazheve që sipas tij, nuk janë të përshtatshme për Prizrenin dhe as Kosovën.

“Prizreni është në qendër të aktiviteteve kulturore në Kosovë. Fatkeqësisht, në ngjarjen DokuFest të organizuar në Prizren, e cila është shtëpi e shumë ngjarjeve kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare, kemi qenë dëshmitarë të imazheve që nuk janë të përshtatshme për Prizrenin dhe as Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai është shprehur se ata që e realizojnë këtë ngjarje, e cila sipas tij është në kundërshtim me vlerat e historisë, kulturës dhe besimit tonë, kanë krijuar rrezik për të dhënë shembull të keq.

“Ata që e realizojnë këtë ngjarje, e cila është në kundërshtim me vlerat e historisë, kulturës dhe besimit tonë, kanë krijuar rrezik për të dhënë shembull të keq sidomos në zhvillimin personal dhe social të të rinjve tanë. Ndonëse e dënojmë ashpër ngjarjen në fjalë, urojmë që autoritetet që kanë kryer ngjarjen dhe institucionet që e mbështesin të mos e përsërisin më një gabim të tillë”.

“Për të parandaluar pasojat e ngjarjeve të ndërlidhura, ftojmë Organizatat tona të Shoqërisë Civile të tregojnë reagimet e tyre ndaj këtyre ngjarjeve; të reagojë ndaj organizmave zyrtare, kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë realizuar eventin dhe kanë mbështetur në çfarëdo mënyre realizimin e këtij eventi”, ka shkruar tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat