PDK prezantoi drejtorët e rinj në Prizren, ja kush janë ata

Prizreni

PDK prezantoi drejtorët e rinj në Prizren, ja kush janë ata

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 11:34
Konferencë për media

Angazhimi personal i liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për ndryshime në qeverisjen e Prizrenit ka sjellë rezultatet e para pozitive.

Pas disa vizitave nga e Veselit, dega e PDK-së ka arritur që me unanimitet të përzgjedhë emrat e drejtorëve të rinj.

Unanimiteti u konfirmua me hapin simbolik ku drejtorët e deritashëm dorëzuan detyrën e tyre tek drejtorët e rinj në një konferencë të përbashkët për media.

Për drejtor të Shërbimeve Publike është përzgjedhur, Sulltan Badallaj – ekonomist i diplomuar; për drejtor të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor është përzgjedhur, Visar Islamaj – Jurist i diplomuar; në drejtorinë e Arsimit, Prof Dr. Zahadin Shemsedini; në drejtorinë e Shëndetësisë, Shpresa Goçaj Specialiste e Radiologjisë; në drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Sherife Balaj – Mr. e Sociologjisë. Ndërkaq, drejtori i Inspektoriatit nuk është emëruar sot.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, pasi vlerësoi punën e drejtorëve të deritashëm u zotua se me energjitë e reja të drejtorëve të rinj do të arrijë që të vazhdojë realizimin e projekteve kapitale në Prizren si dhe të ndërmarrë hapa të rinj për zhvillimin e qytetit.

Në këtë konferencë për media foli edhe kryetari i degës së PDK në Prizren, Minir Krasniqi i cili tha se ndryshimet në ekipin e qeverisjes së Prizrenit kanë ardhur sipas propozimeve ana e degës së PDK-së dhe pas konsultave të shumta, me qëllim të ndryshimeve pozitive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat