Rahoveci përballet me problemin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave

Prizreni

Rahoveci përballet me problemin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 14:49
Pamje nga takimi

Komuna e Rahovecit akoma ka probleme me menaxhim të mbeturinave, sidomos të mbeturinave inerte të cilat janë mbet edhe më tej pa ndonjë veprim konkret që do të zgjidhnin këtë problem. Përveç mbeturinave të ngurta, komuna ka probleme edhe me ujëra të zeza.

Për trajtimin e ujërave të zeza, komuna ka përgatit një projekt për trajtimin e tyre,  por që zbatimi i tij kap kosto të madhe. Për zbatimin e projektit, jemi duke kërkuar donator që të mundësohet realizimi i këtij projekti të rëndësishëm për banorët e Komunës së Rahovecit.

Kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili ka  ka pritur në takim një delegacion të EPA-s Amerikane në përbërje prej: Jose Zambrana, Lan Alexis, Cairns Maryann, Clayton Cox .

Në një njoftim për media u bë e ditur se në takim u diskutua  për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm i Komunës së Rahovecit si një nga Komunat buzë pellgut të lumit Drin”.

I pari i Komunës së Rahovecit i ka njoftuar edhe për gjendjen e mjedisit në Komunën e Rahovecit, duke thënë se gjendja mjedisore në Komunën e Rahovecit, nuk bënë përjashtim prej asaj që është në përgjithësi në Kosovë.

Vehapi ka thënë se ka ligje për mjedisin, strategji por buxheti i cili duhet të ndahet prej Qeverisë për çështjen mjedisore edhe ma tutje nuk është në plan të parë, por që besoj që shumë shpejtë edhe kjo do të jetë në agjendë e institucioneve qendrore.

Delegacioni i EPA-s Amerikane vizitën e tyre në Komunën e Rahovecit, do të vazhdojnë edhe me datën 8 tetor me vizitat në teren, ku janë planifikuar të vizitohen shumë vende që konsiderohen si pika kritike ku ndodhin vërshimet, vendet me tokat që përmbyten shpesh dhe që kanë nevojë për sisteme të kullimit erozionet e tokave, erozioni i shtratit të lumit Drin, vendet me mbeturina .

Në kuadër të vizitës informatat që do të merren nga kjo vizitë do të trajtohen në Ohër të Maqedonisë (10 deri 14 tetor), në një punëtori me përfaqësues nga të gjitha komunat e Kosovës dhe të Shqipërisë të cila janë pjesë e këtij projekti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat