Berisha viziton selinë e Bashkësisë Islame në Prizren

Prizreni

Berisha viziton selinë e Bashkësisë Islame në Prizren

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 15:10
Pamje nga takimi

Deputeti dhe njëherit Kryetari i “Nisma”s- dega në Prizren, z.Zafir Berisha, së bashku me bashkëpunëtorë  ishte sot pë vizitë në selinë e  Bashkësisë Islame në Prizren, me qëllim që të informohet rreth iniciatives së qytetareve të Prizrenit dhe të këtij institucioni, lidhur me rindertimin e Xhamisë në Kalanë e Prizrenit. Kryetari Berisha, pasi është njoftuar për idenë dhe iniciativen, premtoi mbështetjen e tij dhe të “Nisma”-s, duke thënë se:

Kalaja e Prizrenit është monumenti më i vjeter historik me të cilen identifikohet Prizreni dhe gjithë hapsirat shqipëtare në përgjithësi, si një objekt historik, i cili pasqyron të kaluaren tonë historike nëpër kohë që nga Bizanti, Perandoria Osmane, Perandoria Austro-hungareze, Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, e deri tek rrënimi i qëllimshëm i këtij monumenti historik nga regjimi serbosllav. Rikthimi i mozaikut të Kalasë që identifikon të gjitha këto periudha historike, do ti bënte nderë qytetit të Prizrenit dhe do të tregonte të kaluaren tonë historike sa të dhimbshme, aq edhe krenare. Rindërtimi i Xhamisë, i Sahatkulles, i Banjos Publike, i kthinave ku janë mbajtur të izoluar krerët e Lidhjes Shqipëtare të Prizrenit, si dhe objeketet tjera që përbëjnë kompleksin e tërë të Kalasë së Prizrenit, do të jenë një dëshmi e prekshme për vizitorët dhe gjeneratat e reja.

“Nisma” për Kosovën dega Prizren, mendon se  Kompleksi i Kalasë së Prizrenit si dhe shumë komplekse tjera me rëndësi historike në Prizren, duhet të kompletohen dhe të vëhen nën menaxhimin e Institutit për mbrojtjen e monumenteve kulturo-historike, ku do ti sherbente pasqyrimit real të historisë sonë, si dhe do të rritë edhe me shumë kurreshtjen e vizitorëve të shumtë që frekuentojnë qytetin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat