Kryetari Vehapi viziton fshatrat e prekura nga vërshimet

Prizreni

Kryetari Vehapi viziton fshatrat e prekura nga vërshimet

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 13:15
Foto nga vendi ngjarjes

Disa fshatra të Komunës së  Rahovecit po vazhdon të përballet nga vërshimet, vërshime këto  të cilat po vijnë si pasoj e reshjeve të vazhdueshme të shiut që nga dita e hënë dhe që është duke rënë edhe gjatë ditës së sotme.

Ndihmë në kalimin e kësaj situate për qytetarët të cilët kanë nevojë për ndihmë po japin zyrtarët e Drejtorisë për Shërbime Publike, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Njësia e zjarrfikësve në Rahovec , Policia e Kosovës dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në qytetin e Rahovecit. Situatën e vërshimeve të shkaktuara  nga reshjet e vazhdueshme të shiut, nga afër e ka parë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili së bashku me Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Lulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa ,kanë vizituar fshatrat Fortesë, Xërxe dhe fshatrat të tjerë, në të cilët ka pasur vërshime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat