Malishevë: Rrugët e hapura, por ka telashe në vendbanimet malore

Prizreni

Malishevë: Rrugët e hapura, por ka telashe në vendbanimet malore

Më: 5 janar 2017 Në ora: 10:43
Malishevë

Të gjitha rrugët në Komunën e Malishevës, janë të hapura, mirëpo në disa fshatra të thella malore, ka probleme për shkak të ngricave, rënies së  vazhdueshme të borës dhe erërave, të cilat vende vende  e bartin borën në rrugë.

Nga fillimi i reshjeve rrugët kanë filluar të hapen dhe nuk ka asnjë rrugë të bllokuar.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, sipas të cilit kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, është në terren dhe po largon borën nga rrugët, edhe pse ka reshje të vazhdueshme të borës.

Fshatrat e thella kanë më shumë probleme në rrugë, pasi sasia e borës është më e madhe dhe për shkak të specifikave të terrenit, siç janë fshatrat Llapçevë, pastaj Berisha dhe Fshati i Ri.

Këto dy të fundit, kanë më shumë telashe në rrugë, për shkak të ngricave, por rrugët janë të kalueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat