325 prizrenas heqin dorë nga shtetësia e Kosovës

Prizreni

325 prizrenas heqin dorë nga shtetësia e Kosovës

Më: 14 janar 2017 Në ora: 14:31
Ilir Baldedaj

Mbi 325 qytetarë të Prizrenit, kanë aplikuar që të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

Drejtori i Administratës në Prizren, Ilir Baldedaj, tha se ky numër është alarmante.

“Për mua ka qenë shqetësim ky numër i qytetarëve që gjatë vitit të kaluar, kanë kërkuar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës”, tha Baldedaj për TVPZ.

Ai tha se kërkesa e qytetarëve për të hequr dorë nga shtetësia e tyre, duhet të shqetësojë edhe Qeverinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat