FINCH-a bënë thirrje për mbrojtjen e ligatinave

Prizreni

FINCH-a bënë thirrje për mbrojtjen e ligatinave

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 17:12
Ilustrim

Për herë të gjashtë, Organizata FINCH shënoi në Prizren Ditën Botërore të Ligatinave. Motoja e këtij manifestimi është “Ligatinat për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë”.

Sipas organizatorit qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është, sensibilizimi i popullatës kosovare për mbrojtjen e ligatinave si pjesë mjaft e rëndësishme e vendbanimeve të zogjve, por jo vetëm e tyre.

Nexhemdin Ramadani, kryetar i Organizatës për mbrojtjen e zogjve FINCH, tha se ligatinat janë shumë të rëndësishme, sepse ato pastrojnë dhe purifikojnë ujin tone.

Organizata FINCH tërheq vërejtjen se ky është ky një zinxhir që nuk guxojmë ta këputet, prandaj duhet t’i mbrojmë ligatinat që i kemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat