Lëvizja për Drejtësi në Prizren, me nëndegë edhe në lagjen “Bazhdarhane”

Prizreni

Lëvizja për Drejtësi në Prizren, me nëndegë edhe në lagjen “Bazhdarhane”

Më: 27 mars 2017 Në ora: 12:30
Të pranishëm nga qendra me rastin e themelimit të nëndegës në "Bazhdarhane" ishte edhe lideri i Lëvizjes për Drejtësi brenda PD-së Sylejman Çerkezi

Pas formimit të Këshillit nismëtar për themelim të degës së dytë në Prizren, sot u formua edhe nëndega e radhës në këtë qytet në krye me Emrije Kalanderi, në lagjen "Bazhdarhane".

Të pranishëm nga qendra me rastin e themelimit të nëndegës në "Bazhdarhane" ishte edhe lideri i Lëvizjes për Drejtësi brenda PD-së Sylejman Çerkezi, me bashkëpunëtor.

Në fjalën e tij lideri i kësaj Lëvizje z.Sylejman Çerkezi, veç tjerash shprehu gatishmërinë për të qenë sa më afër atyre strukturave që ishim gurthemeltar të platformës për Drejtësi ku brenda saj janë kultivuar vlerat e mirëfillta të popullit shqiptar, respektivisht vlerave të sakrificës dhe atdhedashurisë për komb dhe atdhe në emër të Zotit Fuqiplotë.

Këto vlera janë shembulli më i mirë, që e kanë karakterizuar popullin shqiptar liridashës, me të cilat jemi krenar, duke mos harruar asnjëherë gjakun e derdhur për ideale të larta, jetësimin e formimin e shtetit tonë të ri, Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat