Kërcënohet prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren

Prizreni

Kërcënohet prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren

Më: 7 prill 2017 Në ora: 14:36
Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Mehdi Sefa

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ndaj këercënimit që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Mehdi Sefës.

Në komunikatën e dërguar KPK shpreh shqetësimin e saj lidhur me kërcënimin që i është bërë prokurorit Sefa, kërcënim ky sipas tyre që ndërlidhet me punën e tij zyrtare.

”Këshilli Prokurorial i Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimin që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Mehdi Sefa, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare.

Për ne si Këshill, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve, janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Ne qëndrojmë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesim ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojmë në përmbushjen e misionit të tyre.

Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat