Arrestohet i dyshuari për kanosjen e prokurorit Mehdi Sefa

Prizreni

Arrestohet i dyshuari për kanosjen e prokurorit Mehdi Sefa

Më: 8 prill 2017 Në ora: 07:57
Policia e Kosovës

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Prizren kanë arrestuar një person që dyshohet se të enjten ka kanosur prokurorin e Departamentit të Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Mehdi Sefa, në vendin e tij të punës.

I dyshuari sipas autoriteteve të rendit ka penguar edhe personelin e Prokurorisë.

Lidhur me këtë rast, të premten, ka reaguar Këshilli Prokurorial i Kosovës duke shprehur shqetësimin lidhur me kërcënimin që i është bërë prokurorit Sefa, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka konfirmuar arrestimin e një të dyshuari për këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat