Mbahet tubim senzibilizues për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

Prizreni

Mbahet tubim senzibilizues për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

Më: 16 maj 2017 Në ora: 14:09
Tubimi në Krushë të Madhe të Rahovecit

Në kuadër të “Javës së Ukshin Hotit”, të martën në oborrin e shtëpisë muze të Ukshin Hotit, në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, u mbajt tubim senzibilizues për zbardhjen e fatit të tij, me moton “Ku është Ukshin Hoti”, “Ai nuk i përket Harresës”.

Selami Hoti, kryetar i këshillit të fshatit Krushë e Madhe, tha se nxënësit duhet të mburren, se shkolla në të cilën i ndjekin mësimet mban emrin e Ukshin Hotit, profesorit, ideologut dhe politikanit të përmasave ndërkombëtare e gjithë kombëtare.  

Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit, ndër të tjera ka thënë për 18 vite me radhë, “jemi duke u mbledhur këtu që të kërkojmë zbardhjen e fatit të profesorit të Ukshin Hoti, i cili u zhduk 18 vite me parë në burgun e Dubravës.”

Ndërsa në emër të familjes së Ukshin Hotit, foli Etrit Hoti, i cili ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në tubim duke thënë se shteti ka bërë shumë dhe  është duke u bërë shumë për Ukshin Hotin. Ai, po ashtu, ka kërkuar që të jenë pjesë aktive, që filozofia politike e çështjes shqiptare të jetë busull për të ardhmen e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat