VV hap fushatën zgjedhore, Kurti: Me qeverisjen tonë ndalet haraçi dhe korrupsioni

Prizreni

VV hap fushatën zgjedhore, Kurti: Me qeverisjen tonë ndalet haraçi dhe korrupsioni

Nga: BOTA SOT Më: 21 shtator 2017 Në ora: 17:11
Lëvizja Vetëvendosje, Prizren

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur qytetin e Prizrenit për të nisur ditën e parë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në sallën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren ishin mbledhur qytetarë të Prizrenit për t’i pritur zyrtarët e lartë të këtij subjekti politik të prirë nga kryetari Visar Ymeri.

Por për simpatizantët e VV-së ende lideri më i pëlqyer mbetet Albin Kurti i cili kur hyri në sallë elektrizoi sallën duke brohoritur emrin e tij.

 Në tubimin e VV-së nuk mungoi familja e Astrit Deharit i vdekur në burgun e Prizrenit më 5 nëntor dhe babai i Arben Xheladinin i vrarë në protestat e shkurtit të vitit 2007 në Prishtinë.

 I pari që iu drejtua prizrenasve ishte kandidati për kryetar Mytaher Haskuka, që njëkohësisht është zgjedhur edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

 Haskuka tha se në qytetin historik dikur u mblodhën mendjet e ndritura për t’i dhënë drejtim kombit duke aluduar në Lidhjen e Prizrenit ndërsa tash janë bashkuar me mendje dhe zemër për t’ia kthyer Republikën qytetarëve të saj.

 Ai tha se më 22 tetor Kosova dhe Prizreni kanë referendum pasi që në këtë datë do të fitojë Vetëvendosje dhe populli i Kosovës.

 Haskuka: Më 22 tetor Kosova dhe Prizreni kanë referendum

“Ndryshimi është i mundshëm. Këtë  e bënë para 4 viteve në Prishtinë, ndryshimin e  vazhduam më 11 qershor dhe do ta kompletojmë më 22 tetor. Më 22 tetor Prizreni dhe Kosova kanë referendum ky është referendumi i ndryshimit. Ashtu si edhe gjithë Kosova në këtë referendum do të fitojë populli. Ndryshimi është i pashmangshëm, sepse të gjithë e kanë të qartë janë dy opsione Lëvizja vetëvendosje dhe partitë tjera. Ato janë ndryshimi në emër ndërsa VV është ndryshimi në thelb prandaj qytetarët më 22 tetor do të votojnë në thelb. Ky ndryshim do ta kthejë qytetarit komunës, do ta kthejë Republikën publikut”, tha Haskuka.

 Haskuka tha se numri me të cilin garon Vetëvendosje në këto zgjedhje(numri 10) nuk është  më i miri vetëm i  futbollistëve në teren, më i mirë në Universitet, por edhe në politikë e që është numri i Vetëvendosjes.

 Ndërsa duke folur para qytetarëve të Prizrenit, deputeti Albin Kurti tha se nuk kanë mund të gjejnë vend më të mirë se sa Prizrenin ëpr ta hapur fushatën. Sikurse Haskuka edhe Kurti u mor me numrin 10 e që sipas tij është numër i fatit. Ai këtë numër e ka lidhur me dritat e ndriçimit e që sipas tij është drita që do sjell Vetëvendosja.

 Kurti tha se me qeverisjen e kanddiatëve të VV-së nuk do të ketë korrupsion dhe haraç.

 Kurti: Me VV-në nuk ka korrupsion dhe haraç

 “Vjedhja e tyre sjell terrin, puna jonë sjell dritën, dritën e neonit me numër 10. Komuna e qeverisur nga VV do të jetë komunë e të gjithëve, komunë e të pasurve dhe të varfërve, deri më sot komunat kanë qenë përjashtuese. Ato kanë diskriminuar popullin sipas prejardhjes, gjinisë,etnisë e sidomos sipas pasurisë. Me ne komuna dot ë jetë hapësirë e të gjithëve që jetojnë ën të. komuna do të jetë vendi ku njerëzit synojnë të përmbushin gjendjen e tyre ekonomike. I varfri e i papuni do të gjejnë solidaritet, qytetari i shtresës së mesme do të gjejë vend për mbrojtjen e biznesit të vogël e ata që i kanë punët mirë ekonomikisht do të kenë mundësi për të investuar pa haraç e korrupsion. Me neve s’ka ma haraç e s’ka ma korrupsion, jo pse jemi të fortë por pse jemi idealistë e ata që janë të tillë nuk e pranojnë dot vjedhjen dhe pandershmërinë”, tha Kurti.

 Me qeverisjen e VV-së sipas Kurtit do të ndryshohen fshatrat ndërsa premtoi mbështetje ëpr zejtarët e komunës së Prizrenit.

 Kurti nuk e la pa u marr edhe me kryetarin aktual të Prizrenit Ramadan Muja e që sipas tij e ka shndërruar bërë Prizrenin gjithë “Ramazan”.

 Ndërkaq kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri duke prezantuar emër për emër kandidatët për kryetarë në të gjitha komunat tha se me fitoren e Vetëvendosjes komuna do t’u kthehet qytetarëve.

 Ymeri: Komuna është hapësirë e të gjithëve qytetarëve

“Fushatën nuk po e fillojmë në Prizrenin e sotëm e katandisur e shkatërruar nga PDK. Fushatën po e fillojmë në Prizrenin e nesërm në Prizrenin e qeverisur nga Vetëvendosje  qytetarëve të cilëve do t’u shërbej Mytaher Haskuka. Sepse komuna është e përbashkëta, është ajo hapësirë që u takon qytetarëve dhe të gjithëve që jetojnë në të. Aty të gjithë duhet ti gjejnë mundësinë dhe mjetet për t’i përmbushur kërkesat e tyre”,tha Ymeri.

Në këtë tubim ka folur edhe kryetari i prishtinës Shpedn Ahmeti i cili në Prizren ka numëruar siq tha ai “të arriturat e qeverisjes së tij” duke filluar nga çerdhet, atuobsuët e rinj, ujin e pijshëm etj.

Ahmeti tha se më 22 tetor Vetëvendosje do të fitojë në shumicën e komunave të Kosovës.

 Edhe deputetja Aida Dërguti tha se qytetarët duhet ta marrin shembull qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Ajo tha se ky vit le të mbahet mend si vit i fitores për Kosovën.

***

Në tubimin e VV’së në Prizren, para qytetarëve ka folur deputeti Albin Kurti, i cili u shpreh i bindur se 22 tetori do të jetë dita kur kjo komunë do të vendosë për Mytaher Haskukën kryetar të saj. Ai tha se VETËVENDOSJE! nuk ka mundur të gjejë vend më të mirë se Prizreni për ta hapur fushatën.

Kurti tha se numri 10 do të jetë numri i fitores, me ç’rast tha se këtë numër që e ka VV në këto zgjedhje është numri që i përket neonit në sistemin periodik.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! do të jetë si neoni, edhe fisnike, edhe ndriçuese”, tha deputeti Kurti, duke shtuar se VV nuk bën ndriçim elektoral, por angazhohet që ta largojë terrin e përditshëm.

Ai më tej shtoi se deri më sot komunat kanë qenë perjashtuese, dhe se ato kanë diskriminuar popullin, ndërsa shtoi se me qeverisjen e VV’së  komuna do të jetë hapësirë që iu takon qytetarëve

“Me neve s’ka më haraç, e s’ka më korrupsion. Jo vetëm pse jemi të fortë, por pse jemi idealistë”, tha ndër të tjera Albin Kurti në Prizren.

E teksa foli për prioritetet qeverisëse të VV’së, ai bëri me dije se me qeverisjen e VV’së, toka bujqësore s’do të shndërrohet në toka ndërtimi.

“Kosova nuk ka as tokë per të shitur, as tokë për të lënë djerrë. Nuk ka ujë për të humbur e as ujë për të ndotur”, theksoi po ashtu Kurti.

Dërguti: Opsioni për ndryshimin e vërtetë është ai i Lëvizjes Vetëvendosje!

Në tubimin e parë zgjedhor të VV’së në Prizren, deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, tha se fillimi i fushatës në Prizren nuk ishte i rastësishëm.

“Po e bëjmë besëlidhjen me qytetarët e gjithë Kosovës për ndryshimin e madh që fillon në nivel lokal e do të përmbyllet shumë shpejt edhe në nivel qendror. Kësaj ngrehine të pushtetit të padrejtë e të korruptuar, duhet rrënuar themelet në bazë, në fshatra e qytete”, tha Aida Dërguti në Prizren.

Ajo shtoi se viti 2017 filloi mbarë, pasi që u rrëzua një qeveri shumë të dëmshme për Kosovën. E më tutje tha se mbarësia e këtij viti vazhdoi në zgjedhjet e 11 qershorit, ku ndodhi një revolucion përmes kutive të votimit, duke potencuar se një rritje të tillë nuk e ka përjetuar asnjë subjekt, asnjëherë në historinë e këtij vendi.

“Thuhet se ndryshimet e mëdha fillojnë me hapa të vegjël. Kështu e nisëm. Në zgjedhjet lokale të 2013 fituam vetëm një komunë. Për këto 4 vite Shpendi bashkë me ekipin dhe programin socialdemokrat të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dha shembullin e qeverisjes së mirë për qytetarët dhe bashkë me qytetarët.  Këtij modeli të qeverisjes lokale ia kanë lakmi qytetarët anembanë Kosovës”, u shpreh Dërguti para qytetarëve të Prizrenit, duke shtuar se ndryshimi ka filluar, ai është i pandalshëm, si një lum  që vërshon, duke u futur nën pragun e secilës shtëpi.

“Fitorja në zgjedhjet e përgjithshme po i prinë fitores nëpër Komuna. Le ta përmbyllim këtë vit me fitore, ashtu siç edhe e nisëm. Le të mbahet në mend viti 2017 si vit i kthesës së madhe në këtë vend. Dhe kjo është lehtë e realizueshme.   Me 22 tetor para jush do të jenë listat me shumë opsione,  por vetëm njëri është i saktë dhe është e lehtë ta gjeni. Opsioni për ndryshimin e vërtetë është ai i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që mban numrin 10. Me mendje e me zemër, vendosni për të ardhmen tuaj! Me 22 tetor, bashkë me të gjitha komunat edhe Prizrenin e besës dhe shpresës le ta shndërrojmë në qytetin e festës”, ishte porosia e deputetes Aida Dërguti nga Prizreni për qytetarët.

Haskuka: Numri 10 tregon guximin, aftësinë dhe vetëmohimin

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga VV, Mytaher Haskuka, në tubimin hapës në Prizren tha para qytetarëve se dikur Prizreni i ka bashkuar mendjet e ndritura për t’i dhënë drejtim dhe drejtësi kombit.

“Sot prapë jemi bashkuar me mendje dhe me zemër për ta kthyer shpresën, për ta bërë ndryshimin, të bashkuar me lëvizjen, për ta kthyer Republikën publikes, pra për ta kthyer Republikën qytetarëve të saj”, tha Mytaher Haskuka.

“Ndryshimi do të ndodhë, ngase tani gjithë e kenë të qartë që janë dy opsione: është Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe partitë e tjera. Të tjerët janë ndryshimi në emra, ndërsa VETËVENDOSJE! është ndryshimi në thelb. Prandaj, me 22 Tetor qytetarët do të votojnë për ndryshmet në thelb”, shtoi tutje ai.

 Më tej, Mytaher Haskuka tha se Prizrenit i është shkulur kalldrëmi, i janë shembur dhe shkatërruar monumentet historike, i është shkelur kultura dhe arsimi, Prizrenit çdo ditë e më tepër po i shkatërrohet shpirti historik. E 22 Tetorin e quajti fund të kësaj.

“Të dashur qytetarë kemi mundësinë që t’ia nisim së bashku ta rregullojmë këtë qytet sipas nevojës dhe vizionit tonë, në pah janë ditë më të bukura për Prizrenin i cili do të qeveriset bashkërisht, bashkë me ju. Prandaj së bashku do ta bëjmë ndryshimin me 22 Tetor”, u shpreh Haskuka, i cili me 22 Tetor synon qeverisjen në Prizren.

“Prandaj, të gjithë të punojmë me Mendje dhe me Zemër për ndryshimin, që me datën 22 tetor të gjithë ta votojnë numrin 10. Ngase tani numri 10 nuk është vetëm numri më i mirë në futboll, nota më e mirë në universitet, e cila tregon punën përkushtimin dhe dijen, por edhe numri më i mirë në politikë e cila tregon guximin, aftësinë dhe vetëmohimin.  Me mendje, do të punojmë, derë me derë, dhe me zemër do të fitojmë me datën 22 tetor”, ishin fjalët përmbyllëse të tij në këtë tubim.

VV hap fushatën zgjedhore në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje po hap fushatën zgjedhore në qytetin e Prizrenit, ku kandidat për kryetar është Mytaher Haskukaj.

Përndryshe, VV ka nis fuhatën për zgjedhje lokale me sloganin “me mendje e me zemër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat