Hatim Baxhaku: Do ta përkrah ndryshimin në Prizren

Prizreni

Hatim Baxhaku: Do ta përkrah ndryshimin në Prizren

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 06:44
Hatim Baxhaku

Ish- kandidati i LDK’së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, u ka kërkuar votuesve të tij që në zgjedhjet e së dielës, ta përkrahin ‘ndryshimin’ në qytetin e Prizrenit.

Në një njoftim të tij, ku ai shkruan se ‘rezultati i zgjedhjeve të 22 tetorit nuk ishte ai që ka pritur LDK’ në këtë komunë, por megjithëkëtë, shkruan se ‘ai kërkonte ndryshim për Prizrenin’.

Megjithëse, Baxhaku nuk përmend emrin e partisë të cilën ai do të përkrah, meqenëse gara në Prizren është mes kandidatit të PDK’së Shaqir Totaj dhe atij të VV’së, Mytaher Haskuka, kjo lë të kuptohet si Baxhaku përkrahë këtë të fundit.

Kjo pasiqë në kumtesën e tij, ai vazhdimisht u referohet ‘ndryshimeve’, që nënkupton në Vetëvendosjen e cila nuk ka qeverisur më parë me Prizrenin, për dallim nga PDK’ja e Totajt e cila ka qenë deri tani në pushtet.

Njoftimi i plotë i Baxhakut:

Të nderuar banorë të Prizrenit, anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të LDK

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit e ndjejë për obligim të ju drejtohëm me këte prononcim.

Së pari, dua t’ju falendëroj të gjithë juve për përkrahjen tuaj gjatë fushatës parazgjedhore dhe për votën dhe besimin e dhënë për mua dhe LDK  në këto zgjedhje. Edhe pse është një rezultat i pa mjaftueshëm për të vazhduar garën unë vlerësoj dhe respektoj vendimin tuaj. Prandaj edhe një herë të gjithëve ju falenderoj nga zemra.

Së dyti, qëllimi dhe synimi im në këto zgjedhje ishte që qytetarëve të Prizrenit t’u ofroj ndryshimin në qeverisjen e komunës duke ju ofruar një koncept qeverisës të bazuar në transparencë dhe bashkëpunim të plotë me qytetarët, qeverisje me duar të pastra, pa korrupsion dhe në respektim të plotë të ligjit në të mirë të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim. Për këtë mision kam patur gatishmerinë, vullnetin dhe përkushtimin e LDK- së, bashkëpunëtorëve dhe timin pa asnjë dyshim.

Të dashur banorë të Prizrenit, unë jam i bindur se Prizrenit i duhet ndryshimi. Jam i bindur se ndyshimin e konceptit  qeverisës nuk mundë tua ofrojnë udhëheqës prapa të cilëve qëndrojnë struktura formale e jo formale që kanë kapur shtetin dhe kanë instalua krimin dhe korrupsionin si model qeverisës. Duke u nisur nga kjo, unë  vazhdoj  të besoj dhe punoj për ndryshimin. Të gjithë ju të nderuar qytetarë që me 22 tetorë më dhatë besimin mua dhe LDK-së  keni bindjet tuaja  dhe mundë të mos pajtoheni me qëndrimin tim per ndryshimin e domosdoshem, por nëse pajtoheni – votoni  për ndryshimin. Unë respektoj dhe vlerësoj mendimin dhe vendimin tuaj të lirë dhe të pavarur ne ditën e votimit me 19 nëntorë.

Sinqerisht

Hatim Baxhaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat