Haskuka: Në Prizren do të krijohet qendra e kujdesit ditor për pensionistë - Bota Sot
Haskuka: Në Prizren do të krijohet qendra e kujdesit ditor për pensionistë

Prizreni

E martë, 12 dhjetor 2017

Haskuka: Në Prizren do të krijohet qendra e kujdesit ditor për pensionistë

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 19:55
Mytaher Haskuka së bashku me Albin Kurtin takuan pensionistët e Komunës së Prizrenit.

Në vijim të takimeve gjatë ditës së sotme, Mytaher Haskuka së bashku me Albin Kurtin takuan pensionistët e Komunës së Prizrenit. 

Fillimisht Albin Kurti pensionistëve iu tha se deri me 19 nëntor duhet mobilizim masiv dhe se karshi blerjes së votave që po e bën PDK, do të fitojë vullneti i lirë i qytetarëve që po kërkojnë ndryshim. 

Më pas Mytaher Haskuka tha se me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, do të bëhet krijimi i Qendrës së Kujdesit Ditor për pensionistë si dhe do të sigurohet transport publik falas për çdo pensionist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test