Zbulohen hajnat e Prizrenit

Prizreni

Zbulohen hajnat e Prizrenit

Më: 10 janar 2018 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Me 27 dhjetor 2017, rreth orës 07:00, në Policinë e Prizrenit ishte paraqitur rasti i vjedhjes së disa pajisjeve elektronike nga kafeneja “GALLERY” në rrugën “Brigada 125”.

Pas hapjes së rastit, hetuesit policorë kanë arritur që t’i identifikojnë dy të dyshuar: njëri me mbiemër Berisha dhe tjetri Krasniqi tek të cilët janë gjetur gjësendet e vjedhura si: dy televizorë “Plazma”; një Lap-Top; një shpërndarës rrjeti dhe pajisje zërimi me altoparlantë. Me lejen e prokurorit të shtetit, të dëmtuarit të këtij rasti i janë kthyer pajisjet ndërsa kallëzimi penal do t’i kalojë prokurorisë së shtetit për procedura të mëtejme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat