Haskukën e ka vizituar Erion Veliaj, është arritur marrëveshje bashkëpunimi

Prizreni

Haskukën e ka vizituar Erion Veliaj, është arritur marrëveshje bashkëpunimi

Më: 21 janar 2018 Në ora: 21:40
Mytaher Haskuka dhe Erion Veliaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, javën e kaluar ishte mysafir i Kryetari të Tiranës, Erion Veliaj.

Të dy kryetarët kanë biseduar për transformimin e hapësirave publike, shërbimet efikase për qytetarët dhe këmbimet kulturore mes kryeqytetit aktual shqiptar dhe atij historik.

“Javën e kaluar isha mysafir te Erion Veliaj, bashkiaku ndryshimtar i Tiranës. Biseduam për transformimin e hapësirave publike, shërbimet efikase për qytetarë dhe këmbimet kulturore mes kryeqytetit aktual Shqiptar dhe atij historik.

Ekipet tona u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në projekte inovative, në këmbimin kulturor dhe për zhvillimin e turizmit. Erionin e ftova që vizitën e ardhshme të bëjë në Prizren”, ka shkruar në facebook, Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat