Shoferi i dehur në Prizren i bën për spital tre persona

Prizreni

Shoferi i dehur në Prizren i bën për spital tre persona

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 12:51
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shofer i dehur gjatë drejtimit të veturës ka goditur tri vetura dhe rrethojat e rrugës.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ka goditur tri vetura dhe disa rrethoja të metalta. Si pasojë, tre persona një meshkuj dhe dy femra pësojnë lëndime trupore dhe te njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, ka bërë të ditur Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat