Marshi “Mbaje lapsin, jo unazën”, në Malishevë

Prizreni

Marshi “Mbaje lapsin, jo unazën”, në Malishevë

Më: 4 mars 2018 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Me qëllim të parandalimit të martesave të hershme, të rinjtë e Komunës së Malishevës do të kenë rastin t’i bashkohen marshit të marsit “Mbaje lapsin, jo unazën”, që do të organizohet më 7 mars, në orën 12:45 para gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Shkolla e Diasporës, organizatore e këtij eventi, synon që përmes këtij marshi të cilin e kanë quajtur ndryshe edhe iniciativa “Autobusi”, të sensibilizojnë, sidomos vajzat dhe moshat e reja të kësaj komune për normat sociale të lidhura me nderin dhe vijueshmërinë e shkollës, specifikisht parandalimin e martesave të hershme, nën moshën 18 vjeçare.

Përmes një komunikate për media, Shkolla e Diasporës ka ftuar edhe mediat që të mbështesin këtë marsh sensibilizues, duke thënë se roli i mediave në gjithë këtë rrugëtim është më se i rëndësishëm, dhe do të përçonte më së miri mesazhin e këtij projekti në mënyrë që zëri i të rinjve të jetë i pranishëm në gjithë shoqërinë e kosovare.

Ndryshe, kjo iniciativë është nismë e dalur nga Shkolla e Diasporës në Kosovë, program ky i implementuar nga Germin, dhe mbështetur nga Rini, Punësim dhe Shkathtësi – GIZ.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat