Marjan Gjugja nga Prizreni është zhdukur, Policia kërkon ndihmë për ta gjetur - Bota Sot
Marjan Gjugja nga Prizreni është zhdukur, Policia kërkon ndihmë për ta gjetur

Prizreni

E mërkurë, 19 shtator 2018

Marjan Gjugja nga Prizreni është zhdukur, Policia kërkon ndihmë për ta gjetur

Më: 18 maj 2018 Në ora: 20:47
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar që një person nga Prizreni është zhdukur dhe autoritetet kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë atë.

Personi i zhdukur është Marjan Gjugja i lindur në vitin 1948. Në ditën kritike, viktima ka pasur të veshur një xhaketë të kafet dhe pantallona të zinj.

Besohet se i njëjti ka probleme shëndetësore me harresën.

“Drejtoria Rajonale Policisë se Prizrenit kërkon ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë informatë sado të vogël ta informojnë stacionin më të afërt policor ose në telefon në numrin 192”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Në mbrëmje të datës 12 maj në Policinë e Prizrenit është iniciuar rasti “Person i zhdukur” në bazë të deklaratave të familjarëve të cilët thonë se viktima Marjan Gjugja nga Prizreni i vitlindjes 1948 është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe se nga ajo ditë ende nuk dihet asgjë për vendin ku ndodhet.

Në ditën kritike, viktima ka pasur të veshur një xhaketë të kafet dhe pantallona të zinj. Besohet se i njëjti ka probleme shëndetësore me harresën.

Drejtoria Rajonale Policisë se Prizrenit kërkon ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë informatë sado të vogël ta informojnë stacionin më të afërt policor ose në telefon në numrin 192.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test