Rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, prof. dr. Ramë Vataj është zgjedhur kryesues i Konferencës së Rektorëve të universiteteve publike të Kosovës.
Vendimi është marr sot në mbledhjen që është zhvilluar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Zëvendëskryesues u zgjodh, rektori i Universitetit “Haxhin Zeka” në Pejë, prof. dr. Fadil Millaku.
Deri më tani kryesues ishte rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Demaj.
Një vit pas themelimit të kësaj konference, u vlerësua se është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë që duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen.