Kryeprokurori i Prizrenit priti ambasadorin britanik

Prizreni

Kryeprokurori i Prizrenit priti ambasadorin britanik

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 18:38
Ruairi O’Connell

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka pritur ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, me ç’rast ka diskutuar për gjendjen e sigurisë në qytetin e Prizrenit dhe sfidat për parandalimin dhe luftimin e krimit.

Kryeprokurori Shala falënderoi ambasadorin O’Connell për mbështetjen e pakursyer që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës dhe sistemit të saj të drejtësisë.

Nga ana tjetër, ambasadori  O’Connell falënderoi kryeprokurorin për përkushtimin e tij dhe të institucioneve të zbatimit të ligjit për të siguruar një ambient të sigurt në qytetin e Prizrenit, me ç’rast përshëndeti përpjekjet dhe angazhimet e kësaj prokurorie për zbulimin dhe kapjen e menjëhershme të të dyshuarit për ngacmim seksual të një shtetaseje të huaj në Prizren.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat