Prizren, detaje nga vdekja e 17 vjeçarit në vendin e punës

Prizreni

Prizren, detaje nga vdekja e 17 vjeçarit në vendin e punës

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 22:33
Ilustrim

Në qershor të këtij viti, në Mushnikovë të Prizrenit vdiq një 17 vjeçar në vendin e tij të punës. Seldin Aliaj punonte për t’u shkolluar. Inspektorati i Punës ka konstatuar se i riu ka vdekur si pasojë e mungesë së sigurisë në punë. Kompania nuk kishte pranuar të deklarohej kur Seldini vdiq dhe s’kanë folur as tash pas raportit të Inspektoratit.

Punonte për t’u shkolluar, mirëpo 17 vjecari, Seldin Aliaj vdiq pikërisht në vendin e punës, në qershor të këtij viti.

Të miturin i cili nuk kishte shumë kohë që kishte filluar punën në kompaninë “SatStyro”,  e kishte marrë mikseri që e prenë stiroporin.

Asokohe, kompania nuk kishte pranuar të deklarohej për rastin. E në lidhje me kushtet që ata kanë ofruar, ka marrë një vendim inspektorati i punës.

Në një përgjigje me shkrim nga T7,  Agim Millaku, nga Inspektorati i Punës, ka thënë se kompania nuk ku ka vdekur i riu nga Prizreni nuk kishte kushte të sigurta për punë.

Sipas Millakut, është parandaluar përkohësisht puna në makinën punuese ku vdiq i mituri.

Mirëpo sipas të njëjtëve, akoma nuk është bërë vlerësimi i rrezikut nga punëdhënësi që të miturit të punojnë në këtë kompani.

Për periudhën janar-gusht, në Inspektoratin e Punës, janë raportuar gjithsej 73 raste të aksidenteve në punë. 12 punëtorë kanë humbur jetën vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ndërsa 61 të tjerë kanë pësuar lëndime në punë.

Media ka provuar të kontaktojë gjatë tërë javës me kompaninë ku ka vdekur 17 vjecari, Seldin Aliaj, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat