Dom Lush Gjergji: Nuk mundet të jemi një popull i vogël - i cili ka vlera dhe virtyte të mëdha!

Religjion

Dom Lush Gjergji: Nuk mundet të jemi një popull i vogël - i cili ka vlera dhe virtyte të mëdha!

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 30 gusht 2016 Në ora: 15:43
Dom Lush Gjergji dhe Beqir Sina

Me rastin e Shejtërimit të Nëna Trezes - risjellim një intervistë të 10 viteve më parë, të gazetarit tonë në Nju Jork, Beqir Sina,  me Dom Lush Gjergjin - ose Njeriun e Nëna Terezes - i cili thotë se Nënë Tereza është , "Pasporta" e indetitetit të shqiptarëve". 

Mërgata shqiptare në SHBA, ka luajtur një rol vendimtar për pavarësinë e Kosovës

BENSONHURST - BROOKLYN NY: Këtë javë për të marrë pjesë në festimin e 28 - Nëntorit, Ditës së Flamurit, 95 - vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe lutjes ndërfetare organizuar nga Katedralja San Patrick në Nju Jork, ku edhe u krye një lutje ndërfetare kushtuar pavarësisë së Kosovës, ishte i ftuar edhe Don Lush Gjergji. Me këtë rast, ai dha një intervistë eskluzive për gazetën kombëtare, të përditëshëmen Bota Sot, në Nju Jork,

Dom Lush Gjergj, prift katolik, Administrator Apostolikë i Prezerenit, është doktor i shkencës së psikologjisë, ku në Romë më 1975 ka mbrojtur doktoraturën me temë “Gruaja shqiptare”. Veç kësaj ai ka mbaruar tre fakultete, atë të teologjisë, filozofisë dhe sociologjisë. Ka botuar 54 vepra dhe së shpejti pritet dhe vepra e tij e 55-të. Ka qenë shumë i afërt me Nënën Terezën, për jetën dhe veprimtarinë e saj ka botuar 13 vepra të përkthyera në 35 gjuhë të botës. Është themelues i Shoqatës Bamirëse “Nëna Terezë”, më 10 maj 1990. Gjatë këtyre dy dekadave e begatoi mjaft krijimtarinë kulturore dhe fetare. Ai u gjend, gjithmonë atje ku e kërkoi vullneti njerëzor, për paqe, afrim dhe unitet kombëtar.


Sapo morët pjesë në një lutje ndërfetare, dhe po kremtoni e ditën e Flamurit, në mesin e bashkëatdhetarëve tanë në Amerikë, si ndiheni ?

Ndërsa, kremtojmë 95 - Vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, mendojmë e punojmë për pavarësinë e plotë të Kosovës, e mbi të gjithë të mbarë popullit shqiptarë.Që të jemi në rradhë të parë të lirë, nga ajo çka është e keqja , urrejtija , nga ç'kajanë ndarjet e përçarjet për të krijuar një jetë të vërtet me vëllazëri gjithë shqiptare. Për të përkrahur të mirën dhe për të ndihmuar që t'a gjejmë vetëveten në rradhën e popujve të Evropës në traditën e kulturën tonë mijë- vjeçare, e cila na dallon edhe nga popujt e tjerë. Përpos kësaj është dhe 10 - vjetori i kalimit në amëshim të Nënës Tereze, ambasadores sonë të paqes, të mirësisë, të dashurisë dhe të vuajtjes. E cila, na dëshmojë edhe një herë, se me vlerën e virtytet kemi se si t'i paraqitemi botës , se jemi vetvetja dhe në se dimë t'a çmojmë, t'a nderojmë, e t'a duam njëri tjetrin. Prandaj festa e sotëme, është një kënaqësi, e cila u kurorëzua edhe me lutjen ndërfetare që ishte në katedralen San Patrik, rast i rrall, e historik, dhe i bukur për t' paraqitur para Zotit, por edhe para botës, perendimore, se kush kemi qënë dhe se kush jemi dhe kush duhet e mund të jemi.

Si e përjetuat ju këtë lutje ndërfetare? Në Katedralen më të mëdhe në SHBA, ku mori pjesë edhe vet Kardinali i kësaj Katedrale, ekselenca e Tij Eduard Egan.

D. L. Gjergji: Ishte, një takim, një afrim, një bashkim me Zotin. Dhe me njëritjetrin. Dhe vetëm në këtë mënyrë, besojë, se të takuar të afruar dhe të bashkuar me Zotin dhe njëri tjetërin, mund t' përballojmë edhe të gjitha sfidat. Dhe mund t'ia dalim për të dëshmuar se vërtet në shpirtin dhe në zëmërën tonë, burojnë vlerat gjithë shqiptare, dhe vlerat universale të njërëzimit.

 A është kjo lutje ndërfetare - provë e madhe, ndaj asaj që i ndjeri Papa Vojtila patë thënë se "Shqiptarët, janë shembull në botë, i bashkëjetesës, tolerancës fetare në botë"?

D. L. Gjergji: Gjithësesi ! Bota, e ka zbuluar këtë kahmoti. Dhe ne duhet të jemi të vetë dijëshëm se me cilat vlera dhe virtyte të paraqitemi përpara botës.Për të dhënë një shembull të mirë. Pasi që ne jemi një popull i vogël , po me vlera të mëdha. Po e përkujtojë edhe një herë thënjen e kardinalit hungarez Paskaj, i cili para Nënës Tereze, dhe para meje, patë thënë; kur u hap shtëpija e parë e të varfërfërve në Budapest, ;"Nuk mund të jetë një popull i vogël - ai i cili i jep botës një Nënë të Madhe - si Nëna Tereze". Pra edhe ne mund të themi se nuk mundet të jemi një popull i vogël - i cili ka vlera dhe virtyte të mëdha, siç jemi ne shqiptarët.

Cilat ishin pikat e përbashkëta gjatë lutjes ndërfetare?

D. L. Gjergji: Ju e patë edhe vetë. Të tre besimet fetare, u lutën për një qëllim të vetëm. Atë të bekimit të ditës së Flamurit, 28 Nëntorin 1912, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe lutjen për pavarësinë e Kosovës. Ju patë sesi kardinali Eduard Egan, i dënojë krimet e komunizmit në Shqipëri, dhe lavdërojë besmin e madh të popullit shqiptarë, tek Zoti. Ai tha se shqiptarët vuajtën shumë nën rregjimin komunistë, por ja që një ditë ata janë të lirë dhe të pavarur vetëm se në shprit besuan tek Zoti. Njëherëshit, pikë e veçantë gjatë këtyre lutjeve, ishte ajo sesi populli shqiptarë gjatë luftës së dytë botërore, u bë shpëtimtari i qindra familjeve hebrenje - gjatë Luftës së Dytë Botërore, çka e ceku dhe vetë Raba i Sinagogës,"Emeritus Temple Israel" New Rochell - Nju Jork,Rabbi Amiel Wohl.

Cilat janë përshtypjet Tuaja nga kontaktet me lider të njohur fetar në SHBA-ës, dhe personalitete amerikanë gjatë vizitave që po i bëni SHBA-ës?

D. L. Gjergji: Ne, kemi pasur rastin të shkëmbejm gjatë këtyre ditëve në disa biseda, mendime shumë të rëndësishme, për pavarësinë e Kosovës e çështje të tjera fetare e kombëtare. Këto biseda janë në vazhdën e atyre që unë, e ne kemi bërë edhe gjatë sherbesave tona fetare në Kosovë. E rëndësishme është se kudo kemi qënë të mirëpritëshëm. Përgjithësisht, bisedimet tona kanë qenë shumë të ngrohta e vëllaznore, me liderit fetar e politik të komunitetiti. Këto janë momentet më të rëndësishme, për Kosovën, përkatësisht tash, që është në një moment kur Kosova është ecur me shpejtësi drejt statusit të Pavarësisë. Edhe, megjithëse kjo tani duket sikur është vonuar për disa kohë sa që Sërbia dhe aleatja e saj Rusia po e kundërshtojnë. Por, me mbështetjen dhe përkrahjen që kemi ne nga Amerika, pavarësia e Kosovës do të vijë shumë shpejt. Jeta dhe vepra jonë flet gjithënjë, se ne jemi në shërbim të fesë, çeshtjes së Kosovës dhe çeshtjes sonë kombëtare.

Cilat janë marrdhënjet ndërfetare në Kosovë?

D. L. Gjergji: Janë shumë të mira! Janë shembull jo vetëm i shqiptarëve, por edhe për të tjerët. Për të dëshmuar se krishtërimi dhe islamizimi - jo vetëm mund të bashkëjetojnë , por mund dhe duhet të bashkëpunojnë . Sepse, jemi vëllezër dhe bijët e bijat e të njëjtit gjak, e të njëjtit Zot. Kemi një traditë e kulturë me shekuj të përbashkët. XV-XVI,XVII shekuj para se të ndodhte islamizimi, kohë që jemi të ndarë por jo të përçarë. Kjo, është ajo që na lidhë me Zotin dhe na lidhë edhe më shumë me njëritjetërin. Dhe feja e mirëfillët nuk është vetëm marrdhënie me Zotin, por nëpërmjet këtyre marrëdhënieve me Zotin ne ndërtojmë edhe marrëdhënie ndër njerëzore të shkëlqyera, në Kosovë.

A është paraparë që edhe në Kosovë të Zhvillohet ndonjë lutje ndërfetare si kjo që u mbajt javën e kaluar në Nju Jork, Katedralen Shën Patrik?

D. L. Gjergji: Der më tash nuk kemi pasur. Por, mendojë që do të ishte mirë, që të organizohemi me një lutje ndërfetare për Kosovën tonë edhe më gjërë për paqe dhe bashkëjetes, harmoni e tolerancë të përbashkët. Duke bërë me këtë rast edhe një pajtim të popujve, sepse e dimë që liderit fetar duhet të jenë ata që i paraprijnë, takimit, afrimit, bashkimit me popujve dhe të feve. Dhe dëshmia që u dha në Katedralen e Nju Jorkut, Shën Patrikut, për mua ishte një dëshmi e mirë dhe e fuqishme. Edhe pse unë kamë marrë pjesë, në takimet e ndryshme. Kam marrë pjesë edhe në takimin e parë që e organizojë dhe e ftojë Papa Gjon Pali i II-të, papa i pavdekëshëm, në Assisi, Itali, në vitin 1986. Athere kur i ftojë të gjithë krekër nga mbarë bota, të feve të ndryshme monotoiste, por edhe të gjithë fet e tjera, dhe u bë një takim i mrekullueshem në Bazilikën e Shën Franit. I cili, ka qënë një ndër njërëzit dhe shejtërit që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonëshëm për dialogun ndërfetar në botën mbarë. E sidmos, në sitlin e jetën së veprës Nënë Tereze, do të ishte më se e logjikëshme edhe në Kosovë, për të treguar se ne jemi bijat e bijët e e saj shpirtëror.

Thuhet se keni në dorë dorëshkrimin e veprës se 55-të. A mund të thoni cili është ky libër?

D. L. Gjergji: Vepra, e cila kam në dorë tash,po ashtu siç thoni ju është e 55-ta, Mendojë, se do të ia jap titullin edhe pse ende nuk e kam caktuar, dhe meqënse ju ma nxorrët këtë "sekret", do të jetë libri me titull "Të ftuar dhe Të Dërguar". Që do të thotë se njeriu, ka një jetë personale që është ftesa në jet, ftesa në fe, ftesa në dashuri, ftesa në familje, ftesa në veprimtari. Dhe dërgimi, që do të thotë se njeriu pos aspektit personal - ka edhe aspektin familjar, aspektin shoqëror, aspektin kulturor, aspektin kombëtar, aspektin fetar.Çdo njeri e ka jetën e vet në këto dy binare ;" I Ftuar prej dikutj, për diçka - dhe i Dërguar përj dikujt diçka. Ky libër do të jetë një aspekt, ose një analizë, të cilën me vite të tëra e kam në dorëshkrim dhe tash jam kah përfundimi.

E kuptoj se çdo vepër e një shkrimtari, është si më thënë "pëllëmba me gishtata e dorës" dhe nuk mund të dallosh se cili prej tyre është më i nevojëshmi. Por, për ju cili libër është me i dashuri dhe pse ?

D. L. Gjergji: Për pos dizertacionit: "Roli i femrës shqiptare në familje e në Shoqëri" e cila është hera e parë që një autor shqiptar, mundohet të paktën me një mënyrë shkencore dhe të trajtojë në një mënyrë shkencore, veprat që dallohen - ato janë 13 vepra të kushtuara Nënës Tereze dhe sisdomos, "Nëna e dashurisë", e cila, u botua diku aty tek 15 gjuhë të huaja, dhe arriti vetëm në Europë, në një tirazh diku deri në 5 milion kopje. Pa marrë parasyshë botën tjetër, atë të shitjes në kontinetin Amerikan, Azi dhe Australi e Afrikë. Kjo, nuk është meritë vetëm e imja. Ajo është e Nënës Tereze, e cila më "ushqeu" me materialin, që të shkruaj e të frymëzohem. Ajo thoshte se "Unë jam lapsi i Zotit, dhe ai shkrojti nëpër jetës sime, për mua".
Dhe unë do të thoja; se "Unë jamë lapsi Nënës Terezes" - dhe ajo çka ka bërë një vepër të madhe unë u mundova t'a zbërthej në tre shtresa. Në shtresë e saj, Gonxhe Bojaxhiu, Jeta Familjare, Jeta Rinore.18 vitet e saj si motër e Loretos, pastaj vitet si misionare e dashurisë. Megjithatë, si një ndër veprat kryesore, që e çmojë edhe Papa i ndjer John Pali i II-të, që e kërkojë të botohej edhe ë gjuhën polake, dhe në vitin 2000 ai në praninë e 10 delegacione të ndryshme nga bota, ua dhurojë në Vatikan, ishky libër që e sipërcitova.. Mendojeni se çfarë ndodhte, unë mendoja se isha në ëndërr, kur Papa një ndër personalitete më të njohuara të botës, shpërndan një libër kushtuar një murgeshe shqiptare katolike - Nënës Terezes, me në autor po një prift katolik shqiptar, i cili isha unë vetë.

Dom Lush Gjergji, si njeriu i Nënë Terezes, do të kisha shumë dëshirë të merrja një përgjigje nga Ju, sesi i vlersoni tendencat që kanë ndodhur nga sllavo-maqedonasit për përvjedhjen e figurës së Nënë Terezes?


D. L. Gjergji: Këtë, e quaj një çështje të tejkaluar. Sepse, sado që ata u munduan nuk mundën të arrijnë atë çka edhe e kishin qëllimin e tyre. Bota, thotë se Nënë Tereza është , "pasporta" e indetitetit të shqiptarëve. Megjithse, ata kanë lakmi t'a ken një Nënë Tereze, ajo e definojë vetveten , sidomos në ditën e shpërblimit më 10 dhjetor të vitit 1979, para 1200 gazetarve, kur ma tha më së pari në gjuhën shqipe, pastaj edhe në gjuhën anglisht , "Unë, e kamë në zëmër popullin tim shqiptar- Lus Zotin që paqja dhe dashuria e Tij të vi në zemërat tona dhe në zëmërat e botës mbarë. Luetni Zotin për mua dhe fukarejtë e mij! Zoti u bekoftë!" Nëna Tereze, Unë, ia ktheva përsëri duke i thënë, a mund të më ndihmosh edhe diçka, nëshkruajni Bojaxhiu.
Se e kisha parasysh, që edhe mund të ketë spekulime, dhe fatëbarëdhësit ajo kurr nuk e ka nëshkruar me mbiemër se ashtu është tradita kishtare. E nëshkroi, edhe sot, e kësaj dite e kam si një ndër kujtimet dhe nënshkrimet më ë bukura të jetës sime. Prandaj, kjo është një çështje e tjekaluar... Desha t'a përfundojë me diçka. Bota 10 dhjetorin e caktojë si përfundimin e bisedimeve rreth çështjës së statusit final të Kosovës. Kjo ditë është dita, e shpërblimit të Nënës Tereze; me çmimin "Nobel për Paqe" në vitin 1979. Ndoshat ndërkombëtaret nuk janë kujtuar, por unë do të thoja se fuqia e Zotit e ka caktuar këtë datë. Duke i lidhur gjithçka me 10 - tën. 10 vjetorin e kalimit e Nënës Tereze në amëshim, në ditën kur ajo mori shpërblimin - dhëntë Zoti që Kosova të fitojë edhe Pavarësinë e saj.

 Ku mendoni se qëndron merita dhe atributi që ka dispora shqiptare në Amerikë, për pavarësinë e Kosovës?

D. L. Gjergji: Mërgata jonë këtu - SHBA-ës, e ka luajtur një rol vendimtarë do të thoja si në kohën e më hereshme e sidomos me Kosovën tonë. Dhe ne duhet t'i jemi mirënjohës dhe t'a faleminderojmë Zotin , Amerikën dhe Bashkësin Europiane , e sidomos mërgatën shqiptare në SHBA-ës. E cila, nuk kursej as mundin e as punën, në "flijimin" e finanacve të tyre personale, dhe çdo gjë tjetër çka kjo mërgat ka bërë deri tani, për të dëshmuar të vërtetën. Ne nuk dëshirojmë që të kemi aleat, që të na përkrahin për keq. Por jemi të bindur; se jemi në rrugë të mirë, jemi në rrugë të drejtë dhe të vërtetë, rrugën e Zotit. Dhe jo rastësisht lufta e parë humanitare, ndodhi pikërsiht me Kosovën tonë, e fillojë prej këtu ku jeni ju, sepse Kosova me ju në Amerikë, u bë ndërgjegjëja e mbarë kombit tonë dhe e mbarë njërëzimit. Kjo është meritë e të gjithë shqiptarëve, veçanërishtë e mërgatës shqiptare në SHBA-ës.
Ju jeni vazhdimisht prezentë në shumë mjete të informimit të gjuhës shqipe, me artikuj, analiza, intervsita dhe komente.

Mirpo, në gazetën Bota Sot, ju keni një vend të veçantë. Cila mendoni ju është arsyeja ?

D. L. Gjergji: Bota Sot, në rend të parë e ka një qasje, një emertim dhe emër shumë të bukur. Që dëshon, se ajo është pasqyrimi i asaj çka edhe është bota shqiptare, sot. Por, jo vetëm shqiptare, por bota e europiane, bota amerikane dhe dhe në tërsi qyterimi e civilizimi mbarë tërësorë. E dyta, ajo fatëbardhësisht përhapet e lexohet në ë gjitha trojet etnike shqiptare dhe atje ku ndodhen shqiptarët nëpër botë. E treta është se unë tek Bota Sot, kam gjetur linin ta them, ose një qëndrim i cili përputhet me shumë pikëpamje të mijat. Që ne edhe duhet ta shtrojmë në një sofër të përbashkët të vlerave dhe të virtyteve dhe me anë të kësaj gazete, e t'ua mundësojmë edhe njërëzve të tjerë. Atëhere, sipas nevojës dhe "oreksve" le të vinë njërëzit të lexojnë e të zgjedhin... Bota Sot, zgjoi në momentet më të vështira ndërgjegjen kombëtare, në tokat e okupuara. Bota Sot, po e bën një shërbim të mirë çështjes apo kuazës gjithë shqiptare.


Dom Lush Gjergji, ishte me të vërtet një kënaqësi për mua kjo bisedë. Zoti ju bekoftë ju dhe gjithë popullin shqiptar. Shumë të faleminderit !

D. L. Gjergji:
Gjithashtu, ju faleminderojë për të gjitha që jepni mundësi dhe që bëni një shërbim, që populli i ynë të ketë në dorë, jo vetëm diçka që lexon, por edhe diçka që e fisnikëron e bujaron mëndjen e zemëren. Qofshi me nder ! Zoti u bekoftë ! 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat