Reportazh ekskluziv nga kufiri Kroaci-Slloveni (Foto)

Reportazhe

Reportazh ekskluziv nga kufiri Kroaci-Slloveni (Foto)

Më: 22 tetor 2015 Në ora: 18:03

Numri i refugjatëve në kufijtë ballkanikë sa vjen e rritet, ndërsa shifra alarmante ka në kufirin slloven, si pikë grumbullimi për të gjithë. Brenda një dite, 22.10.2015, kanë ardhur 12.600 refugjatë, ndërsa fluksi pritet të rritet si pasojë e ashpërsimit të gjendjes në Aleppo.

Ahmedi, 14, nuk ka hëngër ushqim prej kur ka hyrë në Kroaci. Ai ka udhëtuar peripeci pas peripecish nga Aleppo në Sloveni. Tani qëndron pas një gardhi i uritur dhe duke pritur të hajë bukë. “Nuk kemi as ujë,” thotë Ahmedi i dremitur.

Do tingëllonte cinike, por Ahmedi është me fat. Shumë shok të tij kanë humbur rrugën ose kanë vdekur; disa të tjerë nuk kanë mundësi të blejnë tesha dimri për të luftuar sado pak të ftohtin, ndërsa poashtu një pjesë e madhe rropaten të gjejnë anëtarët e familjes mes mijërave refugjatëve, duke pyetur të shqetësuar “Keni parë fëmijët e mi?”. Sëpaku Ahmedi nuk ka këto probleme.

Refugjatët flejnë në qiell të hapur përkundër temperaturave të ulta, duke u sëmurë por nuk dëshirojnë të vizitohen në spital. Kush shkon atje, duhet të lejë familjen vet. Ata nuk dëshirojnë më ndarje.

“Atje është Sllovenia, vraponi”

“Po presim tre ditë në qiell të hapur, pa bukë, pa ujë” thotë një refugjat. E keqja është se s’dijmë sa do vazhdojë kjo gjendje.

Kroacia dhe Sllovenia fajësojnë njëri-tjetrin. Kjo pasi Sllovenia është e gatshme të pres 2500 refugjatë në ditë dhe jo mbi 12,000, sa ka dërguar Kroacia brenda një dite. Të njëjtin gabim bën edhe Sllovenia, pasi menjëherë dërgon refugjatët në Austri e Gjermani, pa pritur të stabilizohet gjendja në këto vende. Policia kroate stërmbush trenat e autobusët duke dërguar shpejt drejt kufirit.

“Të zihesh për një bukë tosti”

Fatmirësisht Kryqi i Kyq slloven, së bashku me organizata tjera humanitare nga Austria, Franca, dhe Anglia kanë ndihmuar refugjatët me ushqime dhe medikamente. Ata ndodhen në terren.

“Kam parë sesi ziheshin për një bukë tosti, disa refugjatë para meje,” tha Adnan Husejn, 37 , humanitar nga Londra, njofton Bota sot. Ai ka origjinë pakistaneze dhe shprehet i shqetësuar me veprimet e ndërkombëtare. “Për çfarë barazie bëhet fjalë”, pyet anglezi në formë retorike duke kujtuar sloganin e “We are all equal”./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat