Unë jam Hassani nga Siria: Reportazhë nga Slovenia

Reportazhe

Unë jam Hassani nga Siria: Reportazhë nga Slovenia

Më: 24 tetor 2015 Në ora: 11:18

Në Dobova të Slovenisë situata përshkallëzohet çdo ditë. Mijëra refugjatë vijnë pa rreshtur në kufirin sloven, nga rruga ballkanike. Tabloidi gjerman Bild, ka treguar historinë e njërit prej këtij fluksi që rrezaton problemet e vërteta të sirianëve dhe refugjatëve në përgjithsësi.

“Brenda tre javësh jam rrugëve të shpresës për të ikur nga lufta dhe Siria,” thotë Hasani, 29, i cili ka punuar si ndërtues objektesh në Siri.

“Kafsha Assad lëshon bomba ndaj shtëpive tona, ISIS na kërcënon me vdekje, më thoni çfarë duhet të bëja?” pyet Hassani.

Por tani Hassani është pjesë e lojës së çuditshme të kufijve ballkanikë, ku dërgohen sa andej-këndej.

Policia e lodhur Slovene

“Punojmë pa ndalur 24 orë. S’mund t’ia dalim më!” thotë një polic sloven për mediat e huaja. Sipas tij vijnë çdo ditë mbi 5000 refugjatë dhe mezi kontrollohen. Vetëm dje erdhën në Sloveni 6000 të tillë, ndërsa priten shumë më tepër në ditët e ardhshme.

Refugjatët dëshirojnë Gjermaninë

Austria pranon secilën ditë rreth 3000 refugjatë dhe shumica e tyre dëshirojnë të shkojnë në Gjermani ose Suedi. Të dyja këta të fundit shprehen të shqetësuara dhe kërkojnë ndryshime mbi poltikat e azilkërkuesve.

Edhe qëllimi i Hassanit është “Germany”. Ai është shumë keq, nuk mund të bëj asgjë. Uri ka ai gjithashtu, edhe pse në Sloveni ka pak ushqime dhe çaj herë pas here.

“Ka një fije shprese,” thotë Hassani. “Gjatë rrugëve shpesh edhe na kanë ndihmuar,” përfundon Hassani që kërkon jetë më të mirë në Europë./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat