Fotoreportazhë: Shikoni odisenë e rrugëtimit të refugjatëve

Reportazhe

Fotoreportazhë: Shikoni odisenë e rrugëtimit të refugjatëve

Nga: Fitim Dika Më: 11 dhjetor 2015 Në ora: 14:45

Ata janë nga Siria dhe Iraku, që përkohësisht kanë gjetur strehim në Erbil, Irakun Verior. Si miliona refugjatë tjerë, ata duan të marrin rrugëtimin drejt Europës, por i pret rrugë e mundishme dy muajshe.

Rruga e tyre fillon me Erbilin, që njihet si kryeqyteti i kurdëve në Irak, përmes Turqisë, në Detin Egje, Greqi, Maqedoni, Serbi, Kroaci, Slloveni, ku më pas orientohen drejt Gjermanisë ose Suedisë.

Për të mos e zgjatur më shumë, me anë të fotove të shkrepura nga Felix Kleymann, mund të kuptohet më së miri historia e tyre.

Fëmijët e refugjatëve sirianë në Kushtapa, afër Erbilit, Irak. Ata ndjekin rregullisht shkollën, por s'mund ti largohen monotonisë së ditës. Vështirë të ndajnë realitetin e sotëm me luftën e djeshme.

"Shtëpia" e refugjatëve në Erbil

Tualeti i refugjatëve në Erbil

Përkundër traumave të luftës, disa refugjatë përpiqen ti kthehen normalitetit të jetës - Shitore me veshje nusërie

Ky sirian tregon çarjen e bargut gjatë bombardimit. Ai tregon se ka luftuar në luftën civile siriane, por pa e ditur se për cilin grup.

Një dyqan në Izmir, Turqi që shet guma notimi. Ata kushtojnë shtrenjtë deri në 50 euro, por në fakt e kuptoni se kush i blen?

Metoda sesi mbrojnë refugjatët sendet me vlerë gjatë udhëtimit në det!

Më dramatikja! Refugjatët japin 1000-1300 dollarë amerikanë për të udhëtuar me gomone nga Turqia në ishujt grekë, kryesisht Kos dhe Lesbos. Udhëtimi zgjat tre orë dhe ka 17 kilometra. Këtu ndodhin edhe mbytjen më tragjike.

Arritja në ishullin grek Lesbos. Fatmirësisht!

Dy sirianë duke falur namazin në Lesbos, Greqi!

Udhëtimi nga Mytlini në Kavalla kishte 1600 persona në bord, ndërsa zgjati plot katër orë. Refugjatët marrin përgjithësisht lirshëm frymë dhe ndjehen komod.

Nga Kavalla ata transportohen me autobuzë në kufirin me Maqedoninë. Disa shfrytëzojnë këtë kohë për ti larë teshat dhe për ti tharrë para Diellit!

Në Maqedoni është vështirë të gjendet vend në tren dhe disa marrin taksitë. Kjo foto është shkrepur në Serbi, ku transporti hekurudhor është më i organizuar. Të gjithë kërkojnë vendin për të marrë një sy gjumë.

Të humburit me numra të austrisë. Shpesh gjatë rrugëtimit refugjatët humbin tragjikisht pjesëtarët e familjes!

Regjistrimi në Slavonski Brod, Kroaci.

A ka internet? - është pyetje më e shpeshtë e refugjatëve. Në tentativë për të karikuar mobilin dhe për të folur me të afërmit!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat