Ansambli i këngëve dhe valleve folklorike nga Bjellorusia- fitues i kupës së festivalit - Bota Sot
Ansambli i këngëve dhe valleve folklorike nga Bjellorusia- fitues i kupës së festivalit

Reportazhe

E martë, 21 gusht 2018

Ansambli i këngëve dhe valleve folklorike nga Bjellorusia- fitues i kupës së festivalit

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 2 qershor 2017 Në ora: 11:09
Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve popullore nga Bjellorusia- fitues i kupës së festivalit

Nga biseda të cilën e zhvilluam me Sejmen Gjokolin, drejtor i përgjithshëm i Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit në Vlorë  mësuam  se shumë veprimtari kulturore lindin si nevojë, jo vetëm për të plotësuar kërkesat shpirtërore të njerëzve, por  dhe  për të kontribuar në ruajtjen dhe pasurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore e shpirtërore dhe për të përcjellë imazhe pozitive në rrugën e integrimeve. Qyteti i Vlorës është dhe mbetet qytet bregdetar  me traditë të lartë turistik, kulturore, historike i cili gjithmonë ka qenë, është dhe do të mbetet përgjithmonë qytet  aktivitete.

Image
Një foto e përbashkët e pjesëmarrësve të festivalit Folklorik 2017 në Vlorë

Ndërthurja e turizmit natyror me atë kulturor është gjithmonë një rast i mirë për atraksion të volitshëm për një qytet apo një zonë të tërë, siç është Vlora dhe Riviera e saj e rrallë. Mjafton të përmendet se mu në kohen e mbajtjes së këtij dhe  festivaleve të tjera qytetin e Vlorës dhe rrethinat  e kanë vizitua fizikisht mija persona që e kanë ardhur në këtë qytet  përmes faqes zyrtare të Festivalit. Festival Ndërkombëtar tradicional i qytetit historik të Vlorës  gjatë nëntë vjetëve  të  kaluara me aktivitete e veta të ngjeshura e ka gjetur shtratin e vet dhe dimensioni sa kulturor po aq edhe turistik  i cili ka bërë të veçantë. Nëntë vjet të mbajtjes të festivaleve ndërkombëtare në këtë qytet  mjaftojnë për të treguar  sukseset e këtij aktiviteti me artdashësit, institucionet e kulturës dhe operatorët  private në fushën e turizmit, por edhe për grupe e vende që menaxhojnë vlera të trashëgimisë shpirtërore.  

Image
Sejmeni Gjokoli, drejtor i festivalit Ndërkombëtar të Folklorit në Vlorë                                                           

Andaj edhe këtë vit ky Festivali Folklorik Ndërkombëtar u përcoll me një interesim të madh nga qytetarët e Vlorës dhe rrethines, artdashësit e gjinisë të folklorit, sidomos, vlerave  të pakontestueshme të trashëgimisë kulturore shpirtërore, jo  vetëm kombëtare, por mbi të gjitha evropiane. Më duhet të them- na tha Gjokoli në vazhdim të bisedës se ky festival, prej nisjes e deri në fund, ka prurë për çdo edicion grupe të rinj që vijnë nga shtete e regjionit dhe Evropës. Shtatëdhjetë e tetë grupe dhe ansamble që kanë ardhur gjatë  nëntë edicionet të festivaleve të mbajtura në Vlorë  ishin  festivale të grupeve dhe ansamblet, jo vetëm të vendeve fqinje si Italia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova,  por edhe nga  Polonia, Sllovakia, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Bjellorusin, Çekin dhe shumë vende të tjera   të cilat ndezën skenën, rrugët, trotuaret dhe sheshet e qytetit të Vlorës buzë detit me rrethinë. Vallet e tyre plot rituale kavalone, kostumet plot ngjyra e ornamente. Festivalit të Vlorës u kthye në një mundësi konkrete për të shpalosur dashurinë dhe trashëgiminë e folklorit të grupeve të rinjsh që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në qytetin e Vlorës.

Image
Festivali folklorik i Vlorës nga sheshi u përcoll me një interesim të madh nga adhuruesit e folklorit

Valltarët nga Kosova ndezin rrugët, sheshet dhe parqet e qytetit të Vlorës më defile e tyre

Në festivalin e Vlorës  deri me sot  nga  Kosove, kanë  defilua grupet dhe ansamblet nga Drenasi, nga Prizreni, nga Zhuri, nga Mitrovica, nga Vitia, nga Gjilani, nga Prishtina, nga Fushë – Kosova dhe së fundi ansambli - këto ditë “ Dëshmorët e Kombit” nga Obiliqi të cilat defiluan me programet e tyre të pasura të cilat  u  përcjellën  me ovacione nga publiku  vendas dhe të huajtë. Artdashësit vlonjatë për tri mbrëmje me radhë ndoqën me mjaft interesim vallet popullore plot ritëm, dinamizëm e përkryerje të bjelloruseve e bullgarëve dhe Çekeve. Kostume mahnitëse të çdo valltari, plot ngjyra e bukuri. Pa i lënë anesh vallet plot epikë e lirizëm që erdhën edhe nga Kosova e Shkupi, të cilat me shumë dashuri e pasion nga të talentuarit e mirënjohur nga mbarë trevat shqiptare. Njëherazi e veçanta e këtij edicioni ishte  dhe mbetet shpalosja e dimensionit turistik ose lidhja e turizmit kulturor me atë natyror i cili nga viti në vit po tenton të rrok sa më shumë vende e resurse turistike. E tillë sivjet ishte vizita e  pjesëmarrësve të këtij festivali  në Parkun Arkeologjik në bregdetin e Orikumit, ku mrekullia e natyrës mbetet përherë një ftesë e hapur për mysafirët e huaj të cilët natyrshëm mbeten edhe turistët e parë të sezonit.                                                             

Pra lidhja e turizmit  me festivaleve në Vlorë duket se do të jetë edhe më e fortë në të ardhmen. Festivali Ndërkombëtar folklorik i Vlorës po shërben si një “gong” apo një “ tupanë “  për të gjithë ata që merren me shërbimet turistike, pse jo edhe duke i zgjuar nga pritja e gjatë dimërore. Nga ana tjetër  pjesëmarrësit e këtij festivali janë vizitorët e parë turistikë këto ditë  të sezonit veror dhe pse jo edhe lajmëtarët e parë të ofertës turistike vlonjate e shqiptare.

Image
Valltaret e ansamblit nga Obiliqi duke ekzekutua një valle në festivalit e Vlores

 

Festival i Vlores  shikuesit vlonajtë dhe  të tjerëve i admiroj në  këtë manifstim kulturor

Nuk ka asnjë dallim nga festivale të tjera sii në vende të njohura të Evropës, për të mos thënë se mundësitë që ofron qyteti i Vlorës, në disa aspekte sidomos, e bëjnë mjaft të veçantë dhe interesant. Ky vit, me infrastrukturën e krijuar rishtazi, në pjesën e skelës sidomos,  pranë vijës së detit, është një risi edhe për vet mbajtjen e Festivalit. Më duhet të them se  festivali i sivjet na ka shërbye si një mundësi promovimi, njohje e lidhjesh të gjera te grupeve dhe ansambleve nga Evropa.                                                                         

Me edicionin e këtij festivali që sapo u mbyll – na tha Gjokoli dhe në nëntë  edicionet e  mbajtura  kanë  marrë pjesë shtatëdhjetë e tetë  ansamble nga vende të ndryshme të retgjionit dhe Evropa  me mbi dymijë e pesqind pjesëmarrës të festivalit. Fitues i  “Kupës të Festivalit”të sivjetmë u shpallur Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Bjellorusia.

Së fundi më duhet të formuloj një falënderim shumë shpirtëror për të gjithë ata që mundësuan  realizimin me sukses të këtij Festivali. Mbështetësit financiarë,  kryesisht Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e qytetit të Vlorës, subjektet e akomoduese, bashkëpunëtorët dhe stafin e festivalit, medien dhe veçanërisht artdashësit  e shumtë të qytetit të Vlorës e jashtë saj, pa të cilët ky event do të mbetej si një kartolinë e bukur në vitrinë e qytetit të Vlorës dhe Shqipërisë – na tha në fund të bisedës Sejmen Gjokoli, drejtor i përgjithshëm i Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit në qytetin turisti, kulturor, historik të Vlorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test