Dhimbja e shpinës, rastet kur rrezikohemi

Shëndetësia

Dhimbja e shpinës, rastet kur rrezikohemi

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Dhimbja e shpinës është një ndër shqetësimet më të përhapura dhe sidomos të të moshuarit është një problem social i frikshëm. Shumica e njerëzve vuan të paktën njëherë në jetën e tij nga dhimbjet e shpinës, por vetëm në disa raste mund të jenë simptoma të një sëmundje të rëndë.

Me shprehjen ”dhimbje shpine” sikurse dhe me termin “dhimbje mesi”, përshkruhet dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës që korenspodon me regjionin lumbo-sacral dhe kërbishtit. Dhimbja mund të jetë akute ose kronike; që provokohet nga shumë shkaqe për të cilat shpesh është e vështirë diagnoza dhe trajtimi.

Mekanizmi ku e ka origjinën dhimbja mund të shkaktohet nga një defekt i lindur ose i fituar i shtyllës kurizore ose nga tkurrjet e muskujve që e vënë në lëvizje për shkak të inflamacionit të tyre. Pjesa e fundit e shtyllës kurrizore është shumë e lëvizshme dhe përkulet përpara, prapa ose anash, disa herë dhe rrotullohet në pjesën më të madhe të rasteve. Dhimbjet e shpinës shkaktohen nga tkurrjet e muskujve që provokohen nga lëvizjet e gabuara.

Aksidentet provokojnë më shpesh dhimbjet e shpinës duke përjashtuar traumat e rënda që shoqërohen me spostim ose thyerje të vertebrave. Dhe, një punë me dorë, në dukje e parëndësishme, përshembull, spostimi i një mobilieje, ose një germim apo punim lulishtjeje, mund të jetë i rrezikshëm në një organizëm të pastërvitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat