Shkencëtarët identifikojnë proteinën që parandalon kancerin

Shëndetësia

Shkencëtarët identifikojnë proteinën që parandalon kancerin

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 06:26
Foto ilustrim

Shkencëtarët kanë identifikuar një proteinë të specializuar që parandalon qelizat e kancerit të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Studiuesit nga Universiteti John Hopkins, Universiteti i Albertës dhe Universiteti Pompeu Fabra kanë gjetur se proteina TRPM7 mund të parandalojë përhapjen e kancerit në pjesë të tjera të trupit.

“Ne kemi gjetur se kjo protein, TRPM7, ndjen presionin e lëngut që rrjedh në qarkullim dhe parandalon përhapjen e qelizave përmes sistemit vaskular,” tha Kaustav Bera, një student PhD në inxhinieri kimike dhe biomolekulare në Universitetin Johns Hopkins, dhe një nga autorët e studimit.

Rezultatet e publikuara në revistën Science Advances tregojnë se rritja artificiale e proteinave TRPM7 mund të ndihmojë në ndalimin e intravaskularizimit dhe përfundimisht metastazave.

“Procesi është i ngjajshëm me atë që ndodh kur prekni një enë të ngrohtë, që e largoni dorën sapo të hetoni nxehtësinë”, tha autori kryesor i studimit, Konstantinos Konstantopoulos, profesor i inxhinierisë kimike dhe biomolekulare dhe anëtar i Qendrës së Kancerit Johns Hopkins.

“Proteina zbulon rrjedhën e lëngut në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe udhëzon qelizën të ndryshojë drejtimin, duke penguar rrjedhën intravenoze,” shtoi ai.

Christopher Yankaskas, një ish anëtar i ekipit të Konstantopulos, tha: “Shumë njerëz do të diagnostikohen me kancer primar, por përderisa ky tumor të përmbahet, një procedurë kirurgjikale mund ta shpëtojë personin”.

Të dhënat e pacientëve gjithashtu treguan se ata me osteosarkomë, kancer të gjirit, stomakut dhe mëlçisë që shprehnin nivele të larta të TRPM7 kishin më shumë gjasa të jetonin më gjatë sesa ata me nivele më të ulëta të kësaj protein.

Përkundër publikimit të studimit, shkëncëtareët kanë pohuar se duhet bërë më shumë kërkime se si kjo proteinë mund të bllokojë metastazat e kancerit, por tashmë dihet që ndihmon qelizat të rregullojnë nivelet e magnezit, kalciumit dhe zinkut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat