Simptomat që tregojnë se fëmija juaj vuan nga stresi

Shëndetësia

Simptomat që tregojnë se fëmija juaj vuan nga stresi

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 00:45
Ilustrim

Sikurse të rriturit edhe fëmijët mund të jenë të stresuar. Të rriturit, në fakt, dinë ta përpunojnë më mirë stresin e tyre në krahasim me fëmijët.

Një fëmijë mund të përjetojë stres, por ai nuk do të dijë si ta shprehë dhe përpunojë atë.

Andaj më poshtë gjeni disa nga simptomat që tregojnë se fëmija juaj vuan nga stresi.

Simptomat fizike

-Ndryshimi në oreks

-Dhimbje koke

-Urinimi në shtrat

-Makthet

-Çrregullime të gjumit

-Dhimbje stomaku

-Ndjenja e ftohtë

-Kërcitja e dhëmbëve

-Ngrënia e thonjve

-Pëllëmbët dhe shputat e djersitura

Simptoma të tjera fizike pa ndonjë sëmundje fizike aktuale

-Një ndryshim i papritur në qëndrim

-Largimi nga familja dhe miqtë

-Të qara të tepërta pa arsye

-Vështirësi në përqendrim

-Ngjitje ekstreme ndaj prindit

Nëse fëmija juaj ka pasur një javë stresuese dhe ankthi largohet pasi gjërat të jenë qetësuar, atëherë është normale. Fëmijët kanë metodat e tyre të përballimit, por nëse stresi është i shpeshtë ose nuk largohet, atëherë është koha për të kërkuar ndihmë.

Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj duke mësuar të njohë shenjat e stresit dhe duke i mësuar mënyra të shëndetshme për ta përballuar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat