Shmangia e glutenit mund të zvogëlojë dhimbjet menstruale

Shëndetësia

Shmangia e glutenit mund të zvogëlojë dhimbjet menstruale

Më: 4 janar 2022 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Disa studiues kanë vënë re tashmë një lidhje midis glutenit, grurit dhe inflamacionit, kështu që kjo mund të jetë arsyeja pse ndryshimi i dietës funksionon, por ende ka pak prova shkencore që sugjerojnë se dhimbja gjatë menstruacioneve ndikohet nga gruri ose gluteni në dietë.

Kufizimi i një grupi të caktuar ushqimesh

Sipas disa të dhënave, më shumë se 80 për qind e grave ndjejnë dhimbje gjatë menstruacioneve, dhe gati 20 për qind deklarojnë se dhimbja është aq e fortë sa ndikon në jetën e tyre të përditshme. Dihet, megjithatë, se një dietë anti-inflamatore mund të zvogëlojë dhimbjet menstruale dhe humbjen e gjakut. Prandaj, ushqimet e përpunuara, kafeina, alkooli dhe mishi i kuq duhet të shmangen. Një dietë pa gluten, thonë shkencëtarët, nuk mund t’i ndihmojë të gjitha dhe as nuk rekomandohet përgjithësisht sepse kufizimi i një grupi të caktuar ushqimesh mund të ketë efekte të tjera të papritura shëndetësore.

“Kemi parë një lidhje mes dietës dhe dhimbjeve menstruale.

Një studim zbuloi se një dietë me pak yndyrë dhe një dietë vegane reduktuan dhimbjet menstruale, por ishte një studim i vogël, kështu që ne nuk mund të nxjerrim përfundime të qëndrueshme”, tha Dr. Polly Cohen, specialiste për shëndetin e grave, shtoi se problemi me studimet mbi të ushqyerit është se është shumë e vështirë të kontrollohen faktorët e tjerë dhe për këtë arsye pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat