Pse duhet të konsumoni sa më shumë rrush gjatë kësaj stine

Shëndetësia

Pse duhet të konsumoni sa më shumë rrush gjatë kësaj stine

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Rrushi është i pasur me antioksidantë që mbron qelizat e shëndetshme.

Studimet e fundit, tregojnë se përfshirja e tij në dietën tuaj ushqimore mbron retinën e syrit.

Studimi i ri, i publikuar nga prestigjozja “Daily Mail”, tregon se rrushi mbron sytë dhe redukton rrezikun nga një verbëri e mundshme në moshë madhore.

Në këtë studim bëhet me dije se kjo frutë ka aftësinë të mbrojë kundër një procesi kimik i njohur me termin “stres oksidativ” i cili lëshon molekula të dëmshme në retinë.

Profesori Abigail Hackam nga Universiteti i Majamit tha se studimi provoi se rrushi mbron funksionet e retinës duke shkatërruar molekulat e dëmshme. Rrushi është listuar si një nga frutat më të rëndësishme sepse edhe studimet e mëparshme kanë dëshmuar se ai ndihmon edhe në rënien në peshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat