Disa nga simptomat e depresionit

Shëndetësia

Disa nga simptomat e depresionit

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Depresioni është një sëmundje e zakonshme dhe serioze që ndikon negativisht në mënyrën se si ndiheni, si mendoni dhe në të vepruarit tuaj.

Megjithatë kjo sëmundje është e trajtueshme.

Disa nga simptomat e depresionit janë:

Kur ndjeheni të trishtuar ose nuk jeni në disponim

Keni humbje të interesit ose kënaqësisë në aktivitetet e shijuara dikur

Ndryshimet në oreks, humbje ose shtim në peshë që nuk ka lidhje me dietën

Kur keni një orar të çrregulluar të gjumit

Humbje energjie ose lodhje e shtuar

Rritja e aktivitetit fizik pa qëllim (për shembull: pamundësia për t’u ulur, lëvizja me ritëm, shtrëngimi i dorës) ose lëvizjet ose të folurit të ngadalësuar (këto veprime duhet të jenë mjaft të rënda për t’u vëzhguar nga të tjerët)

Ndjeheni i/e pavlerë ose fajtor

Vështirësi në të menduarit, përqendrimin ose marrjen e vendimeve

Mendimet e vdekjes ose vetëvrasjes

Simptomat duhet të zgjasin të paktën dy javë dhe duhet të përfaqësojnë një ndryshim në nivelin tuaj të mëparshëm të funksionimit për një diagnozë të depresionit, raporton Psychiatry.org, transmeton Klankosova.tv.

Depresioni prek një në 15 të rritur (6.7%) në çdo vit. Dhe një në gjashtë njerëz (16.6%) do të përjetojnë depresion në një moment të jetës së tyre. Depresioni mund të ndodhë në çdo kohë, por mesatarisht, fillimisht shfaqet gjatë adoleshencës së vonë deri në mesin e viteve 20. Gratë kanë më shumë gjasa se burrat të përjetojnë depresion.

Disa studime tregojnë se një e treta e grave do të përjetojnë një episod të madh depresiv në jetën e tyre. Ekziston një shkallë e lartë e trashëgueshmërisë (afërsisht 40%) kur të afërmit e shkallës së parë (prindërit/fëmijët/vëllezërit/motrat) kanë depresion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat