Katër gjendje të rënda që mund të shoqërohen me ndryshime në buzë

Shëndetësia

Katër gjendje të rënda që mund të shoqërohen me ndryshime në buzë

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Buzët mund të jenë një tregues i shëndetit tuaj, ndaj është shumë e rëndësishme t’i monitoroni ndryshimet në buzë. Disa prej tyre mund të jenë të padëmshme, por është mirë të bëni një kontroll parandalues.

Sipas dentistit amerikan, Bernard J. Hennessy, buzët kalojnë shumë ndryshime gjatë jetës. Gjithashtu, buzët e thata zakonisht ndodhin me temperatura më të ulëta, ndaj nuk është keq të keni në dorë një balsam ushqyes, por mund të tregojnë edhe gjendje të rënda.

HIV

Një ulcerë në pjesën e brendshme të buzës që nuk largohet mund të tregojë se jeni të infektuar me HIV – transmeton The Sun. Dihet se sulmon sistemin imunitar të trupit dhe mund të çojë në AIDS. Fatkeqësisht, për HIV-in nuk ka kurë, por ka barna që mundësojnë jetë të gjatë dhe të shëndetshme, por vetëm nëse zbulohet në kohë.

Dentisti tjetër, Dr Jon Heëitt, pohon se lezionet orale gjenden në gojën e 70 deri në 90 për qind të pacientëve me HIV pozitiv. Kjo është për shkak se një person me HIV të patrajtuar do të ketë një sistem imunitar të dobësuar. Simptoma të tjera që shfaqen në gojë përfshijnë infeksionet mykotike, sëmundjen nekrotizuese të mishit të dhëmbëve dhe një gjendje të quajtur sarkoma Kaposi.

Pneumonia

Buzët e çara te njerëzit zakonisht nuk janë shkak për shqetësim, por në disa raste buzët e çara mund të tregojnë pneumoni. Ky është një infeksion i rrezikshëm që shkakton inflamacion të mushkërive dhe zakonisht duket si grip.

Simptomat te fëmijët dhe të rriturit mund të ndryshojnë ndjeshëm, ndërsa – sipas NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli), gjendja zakonisht fillon me temperaturë të ngritur, ethe, kollë, probleme me frymëmarrjen dhe oreks të dobët. Më vonë, mund të çojë në dehidrim, i cili më së shpeshti shihet në buzët e plasaritura.

Kanceri

Një njollë në buzë që nuk largohet mund të tregojë kancerin e buzës, i cili zakonisht shfaqet në buzën e poshtme. Mund të shkaktohet edhe nga pirja e duhanit ose ekspozimi i tepërt ndaj dritës së diellit. Klinika Mayo njofton se ky kancer është më i lehtë për t’u trajtuar në krahasim me të tjerët.

Sindroma e zorrës së irrituar

Nëse lëkura në skajet e buzëve plasaritet, kjo mund të tregojë sindromën e zorrës së irrituar (ose shkurt IBS). Kjo gjendje shkakton njolla të thata dhe të kuqe në skajet e buzëve. Megjithatë, ndryshime të ngjashme mund të shfaqen edhe te njerëzit me mungesë të vitaminës B2. Shenja të tjera të zakonshme të IBS përfshijnë fryrjen, ngërçet dhe kapsllëkun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat