COVID-19 rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru

Shëndetësia

COVID-19 rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se Covid-19 rrit mundësinë e një ataku në zemër ose goditje në tru deri në një vit pas infeksionit. Hulumtimi i ri, i publikuar në internet në revistën Nature Cardiovascular Research, ka identifikuar mekanizmat përgjegjës për këto rreziqe.

Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga studiues në Shkollën e Mjekësisë Grossman të Universitetit të Nju Jorkut, zbuloi këtë virus në arteriet e tetë burrave dhe grave me një problem të aterosklerozës, të cilët kishin vdekur nga Covid-19.

Gjithashtu, koronavirusi u gjet brenda qelizave imune lokale të quajtura makrofagë që normalisht mbrojnë zemrën. Eksperimentet e mëtejshme treguan se si përgjigje ndaj infeksionit, makrofagët lëshuan proteina inflamatore, të quajtura citokina, dy prej të cilave kanë qenë të lidhura me sulmet në zemër.

Përveç kësaj, hulumtimi ka zbuluar se koronavirusi prek më shumë njerëz që tashmë kanë sasi të mëdha të pllakave aterosklerotike në arteriet e tyre, dhe kjo shpjegon pjesërisht pse njerëzit me aterosklerozë janë më të prekshëm ndaj Covid-19.

Studiuesit thonë se kanë analizuar indet e infektuara me shtame të virusit në fillim të pandemisë dhe planifikojnë të përsërisin studimin tek njerëzit e ekspozuar ndaj varianteve më të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat