Tiroidja, shkak i shëndoshjes dhe lodhjes

Shëndetësia

Tiroidja, shkak i shëndoshjes dhe lodhjes

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Hormonet tiroidale duhen mbajtur nën kontroll gjatë gjithë jetës, sepse mund të ndikojnë negativisht te shumë sisteme në trup nëse nuk funksionojnë siç duhet.

Mungesa e ekuilibrit në peshën tuaj, lodhja e përsëritur dhe problemet me gjumin mund të shkaktohen nga tiroidet.

Krahas kësaj, tiroidet ndikojnë edhe në gjendjen tuaj emocionale dhe energjinë e harxhuar gjatë ditës.

Janë të shumta sëmundjet e shkaktuara nga tiroidet. Shumë të sëmurë nuk janë të vetëdijshëm për mosfunksionimin e rregullt të gjëndrës tiroidale.

Shenjat e disa sëmundjeve të lidhura me tiroidet janë:

– lodhje;

– rënie e flokëve;

– rrahje të shpeshta të zemrës;

– shëndoshje;

– kapsllëk;

– çrregullimet menstruale;

– probleme me gjumin;

– shqetësime të stomakut dhe zorrëve;

– dobësim i kujtesës;

– moskontrollim i mjaftueshëm me anë të ilaçeve i sëmundjeve si tensioni, diabeti, kolesteroli.

Nuk duhet harruar se nën shumë sëmundje serioze mund të qëndrojnë çrregullimi i funksionit të gjëndrës tiroide.

Nëse gjëndra e tiroides nuk prodhon hormone të mjaftueshme, atëherë vihet re një ngadalësim i lëvizjeve, depresion, lodhje, lëkurë e thatë, ngërçe muskulore dhe shëndoshje.

Ndërsa shenjat e hipertiroides janë dobësim, nervozizëm, djersitje, rrahje të shpeshta të zemrës, dridhje, ankth, flokë dhe muskuj të dobësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat