Sezoni i gripit dhe rikthimi i fëmijëve në shkolla: Disa këshilla për prindërit

Shëndetësia

Sezoni i gripit dhe rikthimi i fëmijëve në shkolla: Disa këshilla për prindërit

Më: 5 janar 2024 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Gripi, virusi i rrugëve të frymëmarrjes apo pasojat e post-Covid po mbushin spitalet, ku ndër grupmoshat më të rrezikuara janë fëmijët. Kujtoni vetëm diçka: festat e fundvitit, daljet, takimet me njerëz të shumtë, e për më tepër me rikthimin në shkollë, mundësitë për shtimin e rasteve me gjendje gripale, probleme në rrugët e frymëmarrjes, kollë, temperaturë janë aty.  

Gripi dhe kthimi në shkollë: këshilla e pediatërve

Me rihapjen e shkollave ekziston rreziku i pikut të viruseve respiratore. Viruset qarkullojnë kur bie shi dhe ka lagështirë. Këshilla për prindërit? Për të shmangur dërgimin e fëmijëve në shkollë nëse ata nuk janë shëruar plotësisht, duhet t’i kushtoni rëndësi parandalimit.

Mos shkoni në shkollë me simptoma e gripit

Rekomandimi për të mos dërguar fëmijët dhe të rinjtë në shkollë në rast të simptomave si kollë, dhimbje të fytit, ftohje dhe temperaturë mbetet thelbësore. Përndryshe, jo vetëm që fëmija me simptoma do të marrë më shumë kohë për t'u shëruar nga infeksioni respirator, por ai/ajo mund të infektojë shumë fëmijë dhe mësues të tjerë dhe ta përhapë infeksionin më tej.

Nëse keni grip, vendosni maskë

Nëse një nënë ka ftohje dhe kollë, por i duhet të ushqejë me gji fëmijën e saj, është e dobishme që ajo të mbajë një maskë. Qëllimi është të shmangni infektimin e njerëzve të tjerë, duke transmetuar më pak mikrobe tek ata rreth jush.

Lani duart shpesh

Ndër masat parandaluese që u drejtohen prindërve, është larja e shpeshtë të duarve në shtëpi dhe maskën nëse ju duhet të dilni. Të udhëtosh me transport publik pa maskë, në rast të simptomave, do të thotë të infektosh shumë persona të tjerë.

Kur t'i lini fëmijët të dalin jashtë pas një infeksioni respirator?

Fëmijët nuk duhet të frekuentojnë ambiente të mbyllura ku ka shumë njerëz. Pra, dërgimi në kopshte, shkolla e çerdhe me simptoma të vazhdueshme gripi nuk është një gjë e mirë për fëmijët e tjerë. Por, nëse ai/ajo nuk ka temperaturë dhe është një ditë e bukur me diell, ju mund t’i nxirrni fëmijët jashtë në natyrë dhe asgjë nuk u ndodh. Në fakt më mirë të jetë jashtë, se në ambiente të mbyllura dhe pa ajër, thonë mjekët pediatër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat