6 mënyra të thjeshta se si të forconi imunitetin

Shëndetësia

6 mënyra të thjeshta se si të forconi imunitetin

Më: 17 mars 2024 Në ora: 20:44

Fundi i dimrit është shpesh një periudhë sfiduese për shëndetin tonë. Ndonëse, mund të duket sikur ditët e ftohta dhe gri janë larguar, sërish virozat, kolla dhe imuniteti i dobët janë prezente për sa kohë që kapërcimi si stinëve është një tranzicion jo gjithnjë i lehtë.

Por, si të forconi imunitetin me disa metoda të thjeshta? Ja disa prej tyre!

#1 Zgjidhni dashurinë

Duke pasur parasysh se shëndeti fizik dhe mendor janë të lidhur bashkë, ju duhet t’i jepni përparësi asaj që ju bën të ndiheni më mirë. E qeshura, noti, kërcimi, një prekje fizike, pra gjithçka që ju bën të “ushqeni” veten në mënyrën e duhur.

#2 Përtypni ushqimin

Përtypja e duhur e ushqimit është diçka e rëndësishme sepse vetëm kështu ju siguroni lëndët ushqyese të nevojshme për shëndetin dhe sistemin imunitar. Ky proces njëherësh siguron funksionimin e duhur të sistemit tretës, duke aktivizuar çlirimin e disa qelizave që nevojiten për sistemin imunitar dhe trupin tuaj.   

#3 Dilni herët nga shtëpia

Mëngjes i lehtë do të thotë që të ngrihesh dhe të dalësh sa më herët. Ekspozimi ndaj diellit, sidomos para orës 9 të mëngjesit, rrit serotoninën, një neurotransmetues që luan rol në funksionimin e duhur të trupit dhe sistemit imunitar.

#4 Shtoni zinkun

Përveç rritjes së prodhimit të qelizave të bardha të gjakut, zinku luan një rol aktiv në forcimin e sistemit imunitar duke aktivizuar enzimat që shpërbëjnë proteinat që gjenden në viruse dhe baktere. Kjo ju bën më pak të prekshëm ndaj virozave dhe baktereve.

#5 Lëvizni sa më shumë

Rritja e aktivitetit fizik mund të përmirësojë aktivitetin e qelizave imune, të cilat luajnë rol në reduktimin dhe eliminimin e patogjenëve. Kjo përmirëson më pas reagimin e sistemit tonë imunitar ndaj çdo sëmundjeje apo viroze që qarkullon.  

#6 Mbani rezerva të vitaminës D

Ashtu si serotonina, vitamina D punon për të mbështur përgjigjet imune në trup. Studimet tregojnë se kjo vitaminë rrit prodhimin e proteinave të caktuara, të cilat mund të luftojnë infeksionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat