Studim: Ilaçi për humbjen e peshës Zepbound redukton apnenë e gjumit

Shëndetësia

Studim: Ilaçi për humbjen e peshës Zepbound redukton apnenë e gjumit

Më: 18 prill 2024 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Zepbound, një nga ilaçet jashtëzakonisht të njohura për humbjen e peshës që miliona amerikanë marrin tani, lehtësoi apnenë e gjumit tek të rriturit obezë në dy prova të kompanisë, njoftoi të mërkurën prodhuesi i ilaçeve Eli Lilly.

I miratuar për herë të parë për trajtimin e obezitetit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të ShBA-së nëntorin e kaluar, fuqia e Zepboundit ishte domethënëse: uli ashpërsinë e apneas së gjumit me gati dy të tretat te pacientët.

Apnea obstruktive e gjumit (OSA) “ndikon te 80 milionë të rritur në ShBA, me më shumë se 20 milionë që jetojnë me OSA të moderuar deri në të rëndë. Megjithatë, 85% e rasteve të OSA nuk diagnostikohen dhe për këtë arsye nuk trajtohen”, tha Dr. Jeff Emmick, zv. presidenti i zhvillimit të produktit në Lilly, tha në një njoftim për lajmet e kompanisë duke njoftuar rezultatet.

“Trajtimi i kësaj nevoje të paplotësuar drejtpërdrejt është kritike dhe teksa ka trajtime farmaceutike për përgjumjen e tepërt të lidhur me OSA-n, tirzepatide [Zepbound] ka potencialin të jetë trajtimi i parë farmaceutik për sëmundjen themelore”, shtoi ai.

Rezultatet nuk janë publikuar ende në një revistë mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat